--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
1 mars 2024Aktivitete

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë viziton KMSH-në

#KMSH#lajme
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë viziton KMSH-në

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ditën e sotme, priti në një takim në zyrën e tij, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, z. Alastair King-Smith. Gjatë takimit, kryetari Spahiu, e njohu Ambasadorin me aktualitetin e institucionit në aspektin fetar si dhe me një sërë veprimtarish konkrete të institucionit në fushën e dialogut dhe harmonisë ndërfetare, arsimit, kulturës dhe përgjegjësisë sociale ndër vite. Ndërsa ambasadori Smith, vlerësoi kontributin e çmuar të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe të komuniteteve të tjera fetare në stabilitetin social të vendit. Po ashtu ai u ndal në emigrimin e të rinjve si një problematikë së cilës duhet t’i jepet zgjidhje sa më parë, pasi modelet e rrjeteve sociale shpeshherë çojnë në vendime të gabuara për të ardhmen e tyre. Takimi vijoi më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4