--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
12 nëntor 2019Aktivitete
Ambasadori i Austrisë në Tiranë viziton KMSH-në
#KMSH#lajme

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në selinë e institucionit, Ambasadorin e Austrisë në Tiranë, Dr. Christian Steiner.
Bashkëbisedimi ndërmjet tyre u fokusua në marrëdhëniet e mira të deritanishme ndërmjet institucioneve dhe projekteve të përbashkëta që mund të organizohen në të ardhmen.
Në fjalën e tij, Ambasadori Steiner theksoi rëndësinë e harmonisë ndërfetare në shoqëri dhe vlerësoi kontributin e KMSH-së në këtë aspekt.
Ndërsa Kryetari i Komunitetit, z. Spahiu, pasi e falënderoi z. Steiner për vizitën u ndal në aktualitetin e institucionit dhe sfidave që mbart KMSH-ja për të qenë një institucion model në shoqëri.
Galeria e Fotove

1 / 4