Struktura dhe organizimi në rrethe
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ushtron veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet myftinive. Myftinitë janë njësi fetare-administrative që organizojnë dhe drejtojnë çështjet fetare në territorin përkatës.
Myftinitë ndahen në: Myftini Zone dhe Rrethi. Çdo myftini ka në përbërje xhamitë, teqetë, medresetë dhe institucionet e tjera fetare që veprojnë në territorin e saj.
“
Betohem në emër të Allahut, se do të zbatoj me besnikëri Kuranin dhe Statutin e Komunitetit Mysliman, do të kryej detyrën me ndërgjegje të pastër Islame e kombëtare duke ruajtur dhe zbatuar me besnikëri fetare rregullat e këtij Komuniteti. Allahu më ndihmoftë!