--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--

Drejtoria e Vakf-Investimeve

Erlis Mosha

Paraqitja

Drejtoria e Vakf-Investimeve ndjek dhe zbaton vendimet e Kryesisë së KMSH-së për evidentimin, ruajtjen dhe miradministrimin e pronave të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në shkallë vendi.

Drejtoria mban lidhje me zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të arkivave në rrethe dhe qarqe me qëllim tërheqjen e akteve zyrtare për pronat e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Funksionet Kryesore
  1. 1Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranë Qarqeve
  2. 2Administron pronat e kthyera duke u interesuar për shtimin e të ardhurave
  3. 3Ndjek kryerjen e investimeve në vakëfe që janë pronë e KMSH-së
  4. 4Krijon dhe pasuron arkivin e pronave në shkallë vendi
  5. 5Sistemon dhe ndan, sipas rretheve dhe për çdo myftini, dokumentacionin për pasuritë e paluajtshme
  6. 6Kontrollon, jo më pak se një herë në dy vjet, myftinitë për administrimin e pronave
  7. 7Përgatit dhe zhvillon seminare me administratorët dhe myftinjtë për probleme të pronave
  8. 8Ndjek regjistrimin e të gjitha pasurive të paluajtshme në Zyrat e Regjistrimit në shkallë vendi