--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--

Drejtoria e Kulturës

Dorian Demetja

Paraqitja

Drejtoria e Kulturës ndjek dhe zbaton detyrat e Kryesisë së Komunitetit Mysliman dhe harton e ndjek planin vjetor të drejtorisë për të gjitha veprimtaritë kulturore Islame.

Drejtori i Drejtorisë duhet të ketë kryer fakultet laik ose teologjik islam, si dhe të jetë i specializuar në fushën e dialogut ndërfetar, si dhe të ketë botime të ndryshme. Drejtori duhet të dijë të paktën një gjuhë të huaj dhe të ketë përvojë pune mbi 5 vjet.

Drejtoria e Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar përgjigjet dhe ndjek të gjitha llojet e veprimtarive kulturore, si simpoziume, konferenca, panele, aktivitete, tryeza të rrumbullakëta, botime librash me logon e KMSH-së, në lidhje me promovimin e Kulturës Islame si dhe të Dialogut Ndërfetar.

Drejtoria e Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar ka në varësi Departamentin e Dialogut Ndërfetar dhe Këshillin Botues.

Departamenti i Dialogut Ndërfetar

Departamenti i Dialogut Ndërfetar, në koordinim me të gjitha organet e institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si dhe në bashkëpunim me Komunitetet e tjera fetare tradicionale në vend dhe Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, organizon aktivitete të ndryshme për të promovuar dashurinë dhe tolerancën ndërfetare ndër shqiptarët, si dhe të nxisë, me anë të të gjitha mjeteve, ruajtjen dhe promovimin e traditës së shkëlqyer të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare në vendin tonë.

Këshilli Botues
  1. 1Studion nevojën e botimeve të literaturës Islame
  2. 2Përpunon botimet e vjetra Islame të domosdoshme për kohën
  3. 3Rekomandon dhe stimulon përkthimin e literaturës së re Islame
  4. 4Përgatit recensione të librave që përkthen e shpërndan
Redaksia e Revistave "Drita Islame" dhe "Zani i Naltë"

Sektori i redaksisë përbëhet nga redaktorët dhe gazetarët, të cilët kryejnë dhe kontrollojnë të gjithë punën dhe veprimtarinë e shtypit të KMSH-së sipas statutit dhe rregullores së brendshme. Redaksia ka detyrë të nxjerrë në kohë revistat, organizon procesin e shpërndarjes dhe të marketingut të saj, si dhe sistemon, pasuron dhe ruan arkivin e revistave.