--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--

Drejtoria e Çështjeve Sociale

Edvin Kuçi

Paraqitja

Drejtoria e Çështjeve Sociale ndjek dhe zbaton detyrat e Kryesisë së Komunitetit Mysliman, duke hartuar e ndjekur planin vjetor të drejtorisë për të gjitha aktivitetet sociale. Kjo drejtori përpilon buxhetin vjetor bazuar në projekte, që i referohen nevojave të grupeve apo kategorive të caktuara shoqërore, në respekt të vizionit dhe politikave të KMSH-së.

Drejtoria e Çështjeve Sociale harton dhe realizon projekte, në mbrojtje të mjedisit, shëndetit, jetës se njeriut, familjes, traditave të mira fetare, vlerave demokratike si dhe në çdo drejtim tjetër në të mirë dhe në interes të publikut.

Objekti i Veprimtarisë
  1. 1Realizon projekte në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës, bamirësisë, duke përfshirë jetimë, fëmijë të rrugës, fëmijë me aftësi të kufizuar, të pastrehë, familje me shumë anëtarë, pleq të braktisur, romët dhe ballkano-egjiptianët
  2. 2Projekte për ngritjen e nivelit kulturor dhe arsimor të vajzave dhe grave dhe inkurajimi i tyre për integrim në shoqëri
  3. 3Organizimi i projekteve kundër dhunës ndaj grave dhe për frenimin e konflikteve familjare
  4. 4Projekte me impakt social mbi popullsinë: dhurimi i gjakut, hapja e qendrave shëndetësore, shtrimi i rrugëve, hapja e puseve të ujit, mbjellje fidanë pemësh
  5. 5Të sigurojë ndihma dhe mbështetje humanitare në raste fatkeqësish
Mënyrat e Realizimit
  1. 1Bashkëpunimi me drejtoritë e tjera në KMSH, institucionet shtetërore dhe organizatat jo-qeveritare
  2. 2Organizimi i seminareve, takimeve, bashkëbisedimeve dhe formave të tjera të përshtatshme
  3. 3Sigurimi i fondeve nëpërmjet KMSH-së dhe dhurimeve nga burime financimi kombëtare dhe të huaja