Mar 18, 2019 KMSH Kryesore, Lajme Comments Off on Kryetari i KMSH-së pret në takim ambasadorin e Austrisë
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu priti në një takim Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Shqipëri, z. Johann Sattler.
Ambasadori Sattler uroi kreun e KMSH-së për detyrën dhe shprehu gadishmërinë për të kontribuar në kuadër të forcimit të harmonisë fetare në Shqipëri.
Kreu i KMSH-së dhe ambasadori vlerësuan marrëdhëniet e mira të deritanishme dhe biseduam mbi projekte të përbashkëta në të ardhmen, konkretisht në organizimin e një konference gjatë këtij viti.
Kujtojmë se Ambasada e Austrisë, KMSH dhe komunitetet e tjera fetare në bashkëpunim me njëra-tjetrën organizuan vitin e kaluar Konferencën Ndërkombëtare rreth Dialogut Ndërfetar, me temë: “Shqipëria, model i bashkëjetesës ndërfetare për Europën”.
Kreu i KMSH-së e falenderoi ambasadorin për urimet dhe për bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve dhe shprehu gadishmërinë për organizimin e projekteve të tjera të përbashkëta.
Dec 13, 2019 Comments Off on Vijon mbështetja për familjet e prekura nga tërmeti
Dec 12, 2019 Comments Off on Delegacioni i Unioneve të Bashkësive Islame Shqiptare të Europës, viziton KMSH-në
Dec 12, 2019 Comments Off on Inaugurohet xhamia e re e fshatit Suç të Myftinisë Mat
Dec 10, 2019 Comments Off on Zhvillohet konferenca me temë: “Roli i Feve në Promovimin e Tolerancës: Nga mundësia në domosdoshmëri”