Mar 02, 2019 KMSH Kryesore, Lajme Comments Off on Kryetari i BFI të RMV, Sulejman ef. Rexhepi uron kryetarin e ri të KMSH-së
Të priftë e mbara, vëlla Bujar
Me rastin e zgjedhjes së Bujar Spahiut në krye të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, në emrin tim personal, të BFI të RMV, si edhe në emrin e të gjithë besimtarëve muslimanë të vendit, shpreh urimet më të përzemërta dhe dëshirën që KMSH të vazhdojë punën e vet të sukseshme duke e avancuar edhe më shumë pozitën e Islamit dhe të besimtarëve myslimanë të Shqipërisë.
Të priftë e mbara vëlla Bujar, Allahu xh.sh. të ndihmoftë në realizimin sa më të sukseshëm të funksionit tënd të ri që bartë me vete shumë përgjegjësi dhe shumë vështirësi por që nga ana tjetër është shumë fisnik sepse synon të mirën e përgjithshme të besimtarëve muslimanë.
Urojmë që bashkëpunimi i dy bashkësive tona fetare simotra të vazhdojë e të intensifikohet edhe në të ardhmen në mënyrën më vëllazërore, gjithnjë në interes të popullit tonë dhe të besimtarëve të islamit.
Allahu xh.sh. qoftë me ju dhe me Komunitetin Musliman të Shqipërisë
Reisul Ulema i BFI në RMV
h.Sulejman ef. Rexhepi
Dec 12, 2019 Comments Off on Delegacioni i Unioneve të Bashkësive Islame Shqiptare të Europës, viziton KMSH-në
Dec 12, 2019 Comments Off on Inaugurohet xhamia e re e fshatit Suç të Myftinisë Mat
Dec 10, 2019 Comments Off on Zhvillohet konferenca me temë: “Roli i Feve në Promovimin e Tolerancës: Nga mundësia në domosdoshmëri”
Dec 07, 2019 Comments Off on Inagurohet xhamia e re e fshatit Shirq, Shkodër