Oct 10, 2018 KMSH Kryesore, Njoftime Comments Off on DEKLARATË PËR MEDIA
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka mirëpritur vendimin e qeverisë për mbylljen e kazinove elektronike dhe basteve sportive në zonat e banuara.
Ky është një vendim i mirëpritur dhe i gëzueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe një masë e rëndësishme në mbrojtjen e të rinjve nga rënia në kthetrat e këtyre veseve që sjellin dëme të pariparueshme në familje dhe në shoqëri.
Duke parë rëndësinë e kësaj nisme, KMSH shpreson që instancat përkatëse do të veprojnë maturisht si për parandalimin e lojërave të fatit ashtu edhe të çdo fenomeni që është në dëm të qytetarëve.
Ne inkurajojmë dhe jemi përkrah çdo nisme, e cila i shërben shoqërisë shqiptare dhe që sjell zhvillim dhe mirëqenie në vendin tonë.
Gjithashtu, përkrahim dhe inkurajojmë qeverinë dhe instancat shtetërore në luftën pa kompromis kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, të cilat janë të ndërlidhura dhe cënojnë sigurinë dhe paqen sociale në vend.
H. Skender Bruçaj
Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
Dec 06, 2019 Comments Off on Bashkësitë Islame të Preshevës dhe Serbisë, solidarizohen me familjet e prekura nga tërmeti
Dec 05, 2019 Comments Off on Besimtarët e Bujanovcit solidarizohen me familjet e prekura nga tërmeti
Dec 02, 2019 Comments Off on Besimtarët myslimanë luten në të gjitha xhamitë e vendit për të prekurit nga tërmeti
Nov 30, 2019 Comments Off on Kryetari i KMSH-së merr pjesë në ceremoninë mortore të familjes Lala