Jul 23, 2018 KMSH Aktivitete, Kryesore Comments Off on Kryetari i Bashkësisë Islame të Serbisë viziton Komunitetin Mysliman të Shqipërisë
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj priti në një takim pune z. Mevlud Dudiç, Kryetari i Bashkësisë Islame të Serbisë.
Gjatë bashkëbisedimit të tyre ata u ndalën në aktualitetin e sotëm të çështjeve fetare në vendet përkatëse. Veçojmë këtu organizimin e haxhit për këtë vit kalendarik, sfidat e xhematit dhe problematikat e kohës, si dhe ndanë eksperiencat e dy institucioneve që përfaqësojnë në aspekte të ndryshme fetare e shoqërore.
Të dy krerët e komuniteteve fetare shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar e për të forcuar më tej marrëdhëniet e dy institucioneve në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Në takimin e zhvilluar sot në ambientet e KMSH-së ishte i pranishëm gjithashtu edhe Myftiu i Shkodrës z. Muhamed Sytari.
Në fund të takimit ata shkëmbyen disa dhurata simbolike ndërmjet tyre, për të vazhduar më tej me vizitën e zhvilluar në Xhaminë e Namazgjasë.
Feb 04, 2019 Comments Off on Abu Dabi: “Zhvillon punimet Konferenca Globale e Vëllazërisë njerëzore”
Jan 16, 2019 Comments Off on Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welle viziton KMSH-në
Jan 11, 2019 Comments Off on Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane, viziton KMSH-në
Jan 10, 2019 Comments Off on Zhvillohet konferenca ndërkombëtare me temë: “Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit Islam”
Feb 12, 2019 Comments Off on Njoftim i kryesisë së KMSH-së në lidhje me zgjedhjet për kryetarin e këtij institucioni
Feb 07, 2019 Comments Off on Abu Dabi: Nënshkruhet “Dokumenti i vëllazërisë njerëzore”
Jan 31, 2019 Comments Off on Vjenë, zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare e Teologjisë Islame në Europë
Jan 25, 2019 Comments Off on Edukimi, proces i formimit të njeriut si qenie njerëzore