• Language
    • Shqip
    • English
    • Arabic ( العربية )

Faqja Zyrtare

  • Home
  • KMSH
    • KËSHILLI I PËRGJITHSHËM
    • KRYESIA
    • KRYETARI
    • NËNKRYETARËT
    • KANCELARI
    • DREJTORITË
      • DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN DHE MEDIAN
      • DREJTORIA E ARSIMIT
      • DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
      • DREJTORIA E ÇËSHTJEVE SOCIALE
      • DREJTORIA E FINANCËS
      • DREJTORIA E HAXHIT DHE E KOORDINIMIT ME BOTËN ISLAME
      • DREJTORIA E KABINETIT
      • DREJTORIA E KULTURËS DHE DIALOGUT NDËRFETAR
      • DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME JASHTË
      • DREJTORIA E THIRRJES DHE MESAZHIT ISLAM
      • DREJTORIA E VAKF-INVESTIMEVE
      • ZYRA E GRUAS
    • MYFTINITË
    • KËSHILLI I TEOLOGËVE
    • MEDRESETË
    • UNIVERSITETI
  • Lajme
  • Aktivitete
  • Njoftime
  • Botime
  • Foto
  • Video
  • Kontakt
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+

Zhvillohet Simpoziumi i V-të Akademik Ndërfetar, “Dashuria Hyjnore”

Dec 15, 2017 KMSH Aktivitete, Kryesore, Lajme Comments Off on Zhvillohet Simpoziumi i V-të Akademik Ndërfetar, “Dashuria Hyjnore”


Më datë 14 dhjetor 2017, u zhvillua simpoziumi i pestë ndërfetar në fushën akademike midis përfaqësuesve universitarë të tri shkollave teologjike, të tre komuniteteve fetare në Shqipëri, Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar “Bedër”, Instituti Teologjik Katolik në Seminarin Ndërdioqezian “Zonja e Këshillit të Mirë”, Shkodër dhe Akademia Teologjike Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës, të cilët ishin edhe mikpritësit e simpoziumit të radhës. Delegacionet respektive u pritën fillimisht nga Dekani i Akademisë Teologjike Ortodokse, Hirësi Nikolla, stafi pedagogjik dhe studentë të kësaj akademie.

Më pas filloi punimet simpoziumi, i moderuar nga Hirësi Nikolla, ku referuan përfaqësues të tre institucioneve të larta arsimore. Në emër të Departamentit të Shkencave Islame, Bedër referoi rreth kësaj teme PhD. Cand. Hysni Skura, i cili foli rreth “Dashurisë Hyjnore në Islam”. Ndër të tjera ai u shpreh se: “Dashuria Hyjnore përfaqëson dëshirën dhe përkujdesjen e pakufishme të Krijuesit për krijesat e veta. Duke e parë dashurinë edhe si ndjenjë më të fuqishme universale njerëzore, dashuria në Islam shprehet me anë të dhembshurisë dhe mëshirës. Të shumta janë shenjat e dashurisë së Zotit për njeriun, si Krijimi i njeriut si mëkëmbës në tokë, krijimi në formë të përsosur dhe vlerësimi i njeriut mbi krijesat e tjera”. Referatin e tij z. Skura e mbylli me leximin e një lutjeje, ku theksoi edhe njëherë varësinë e njeriut nga Zoti, duke kërkuar prej Tij të mbushë zemrat e njerëzve plot me dashuri për Të dhe për njeri-tjetrin.

Referuesi i dytë ishte Dom Lorenzo Rosseti, meshtar dhe pedagog në Seminarin Ndërdioqezian, i cili prezantoi pikëpamjen romano-katolike rreth dashurisë. Ai theksoi se: “Perëndia në Dhiatën e Vjetër, përmes dërgimit të Urdhërimeve shpreh dashurinë e Tij për njeriun, se Ai kërkon sigurinë e tij. Urdhërimet sipas tij na drejtojnë drejt dy boshteve të dashurisë, atij vertikal drejt Dashurisë për Perëndinë dhe padyshim atij horizontal, të dashurisë për të afërmin.”

Referati i tretë u mbajt nga z. Dhimitër Qosja, pedagog i Akademisë Teologjike Ortodokse, i cili theksoi se: “Dashuria është shoqëruesja e të gjitha veprimeve të Perëndisë në botë, të shprehura përmes Krijimit, jo nga nevoja, por nga liria, pikërisht dashuria e vërtetë është ajo që vjen nga liria. Zoti është dashuri, i cili e shpalos këtë pa rezervë.”

Në përfundim të tre referimeve pati diskutime dhe pyetje ndaj referuesve, ku pedagogë dhe studentë të tre palëve shprehen mendimet dhe komentet e tyre rreth temës së Dashurisë Hyjnore.

Në këtë simpozium morën pjesë dhe Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, Bedër, z. Dorian Demetja, Drejtor i Kulturës dhe Dialogut Ndër fetar në KMSH, të cilët edhe morën fjalën dhe diskutuan gjatë seancës së diskutimeve, si dhe gjithashtu morën pjesë pedagogë dhe studentë të Shkencave Islame, Bedër.

Twitt

  • aktivitet, beder, nderfetar, simpozium
Program për Profetin Muhamed a.s në Xhaminë e Golemit Mustafa Efendi Varoshi - Dokumentar

KMSH

  • KU Bedër hap dyert për vitin e ri akademik 2019-2020
    KU Bedër hap dyert për vitin e ri...

    Oct 14, 2019 Comments Off on KU Bedër hap dyert për vitin e ri akademik 2019-2020

  • Departamenti i Shkencave Islame në Bedër viziton Kreun e KMSH-së
    Departamenti i Shkencave Islame në...

    Mar 29, 2019 Comments Off on Departamenti i Shkencave Islame në Bedër viziton Kreun e KMSH-së

  • Rektori i KU Bedër viziton Kryetarin e KMSH-së
    Rektori i KU Bedër viziton Kryetarin e...

    Mar 27, 2019 Comments Off on Rektori i KU Bedër viziton Kryetarin e KMSH-së

  • Deklaratë për shtyp e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë
    Deklaratë për shtyp e Këshillit...

    Feb 27, 2019 Comments Off on Deklaratë për shtyp e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

  • Delegacioni i Unioneve të Bashkësive Islame Shqiptare të Europës, viziton KMSH-në
    Delegacioni i Unioneve të Bashkësive...

    Dec 12, 2019 Comments Off on Delegacioni i Unioneve të Bashkësive Islame Shqiptare të Europës, viziton KMSH-në

  • Inaugurohet xhamia e re e fshatit Suç të Myftinisë Mat
    Inaugurohet xhamia e re e fshatit Suç...

    Dec 12, 2019 Comments Off on Inaugurohet xhamia e re e fshatit Suç të Myftinisë Mat

  • Zhvillohet konferenca me temë: “Roli i Feve në Promovimin e Tolerancës: Nga mundësia në domosdoshmëri”
    Zhvillohet konferenca me temë:...

    Dec 10, 2019 Comments Off on Zhvillohet konferenca me temë: “Roli i Feve në Promovimin e Tolerancës: Nga mundësia në domosdoshmëri”

  • Inagurohet xhamia e re e fshatit Shirq, Shkodër
    Inagurohet xhamia e re e fshatit Shirq,...

    Dec 07, 2019 Comments Off on Inagurohet xhamia e re e fshatit Shirq, Shkodër


KRYETARI I KOMUNITETIT MYSLIMAN
BUJAR SPAHIU

  • ISLAMI
  • BESIMI
  • KUR’ANI SHQIP
  • 40 HADITHE
  • PROFETI MUHAMED (A.S)
  • FALJA/ NAMAZI
  • KALENDARI I FALJEVE
  • HAXHI
  • ZEKATI
  • RAMAZANI
  • KURBANI
  • Personalitete
Copyright 2018 KMSH / All rights reserved
  • Lidhje
  • Kontakt