Apr 22, 2017 KMSH Kryesore, Lajme Comments Off on Bisedë fetare me besimtarë të Kavajës
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu i shoqëruar nga drejtori Mesazhit Islam z. Astrit Zharri si dhe drejtori i Rinisë, z. Armand Shehu, zhvilluan një bisedë fetare me besimtarë të qytetit të Kavajës.
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu theksoi se nëse zemra nuk ushqehet me bindje dhe dashuri për Allahun atëherë tek ajo do të mbizotërojë smira, inati, zemërimi, urrejtja, lakmia, egoizmi, e të tjera si këto. Këtë nënkupton edhe Profeti as kur thotë: Ne trup gjendet një copë mishi, nëse ajo është mirë, i gjithë trupi është mirë, nëse ajo është e prishur, i gjithë trupi është i prishur. Kjo copë mishi është zemra.
Drejtori i Mesazhit në KMSH Astrit Zharri, përqendroi vëmendjen mbi dashurinë e besimtarëve për jobesimtarët si dhe qëndrimin e Islamit ndaj kësaj çështjeje, duke cilësuar dashurinë për njerëzit si tipar që iu atribuohet besimtarëve. Ai vuri në dukje se ky tipar është pjesë e moralit dhe vlerë e fesë islame.
Drejtori i Rinisë në KMSH, Armand Shehu foli për shqetësimet dhe preokupimet e myslimanit ne çështjet e dynjasë dhe Ahiretit, dhe se myslimani shqetësimin më të madh dhe angazhimin maksimal duhet ta ketë për t’u afruar tek Allahu dhe kryerjen e veprave te mira.
Myftiu i Kavajës z. Besnik Leçini falënderoi përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman te Shqipërisë për bisedën dhe rëndësinë e takimeve e të bisedave fetare. Përkushtimi dhe devotshmëria ndaj Allahut e largon besimtarin nga veset e këqija.
21 prill 2017
Feb 09, 2018 Comments Off on Zhvillohet konferenca “Feja dhe përshpirtëria në marrëdhëniet mes të krishterëve dhe myslimanëve”
Jan 27, 2018 Comments Off on Zhvillohet konferenca e tretë: “Roli i imamëve në shoqërinë moderne”
Dec 13, 2017 Comments Off on Kreu i KMSH-së merr pjesë në konferencën tre ditore në Abu Dabi
Dec 06, 2017 Comments Off on Xhumaja e solidaritetit
Apr 20, 2018 Comments Off on Deklaratë e përbashkët e komuniteteve fetare për hapjen e negociatave me BE
Apr 20, 2018 Comments Off on Kryetari i KMSH-së takim me ambasadorin e Austrisë
Apr 20, 2018 Comments Off on Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” zhvillohet në xhaminë e Plumbit në Vlorë
Apr 20, 2018 Comments Off on Bedër, H. Ibrahim Dalliu në Seminarin e VII-të “Kur librat flasin”