• Language
    • Shqip
    • English
    • Arabic ( العربية )

Faqja Zyrtare

  • Home
  • KMSH
    • KËSHILLI I PËRGJITHSHËM
    • KRYESIA
    • KRYETARI
    • NËNKRYETARËT
    • KANCELARI
    • DREJTORITË
      • DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN DHE MEDIAN
      • DREJTORIA E ARSIMIT
      • DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
      • DREJTORIA E ÇËSHTJEVE SOCIALE
      • DREJTORIA E FINANCËS
      • DREJTORIA E HAXHIT DHE E KOORDINIMIT ME BOTËN ISLAME
      • DREJTORIA E KABINETIT
      • DREJTORIA E KULTURËS DHE DIALOGUT NDËRFETAR
      • DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME JASHTË
      • DREJTORIA E THIRRJES DHE MESAZHIT ISLAM
      • DREJTORIA E VAKF-INVESTIMEVE
      • ZYRA E GRUAS
    • MYFTINITË
    • KËSHILLI I TEOLOGËVE
    • MEDRESETË
    • UNIVERSITETI
  • Lajme
  • Aktivitete
  • Njoftime
  • Botime
  • Foto
  • Video
  • Kontakt
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+

Universiteti Bedër nis ciklin e seminareve “Kur librat flasin”

Feb 02, 2017 KMSH Kryesore, Lajme Comments Off on Universiteti Bedër nis ciklin e seminareve “Kur librat flasin”


1

Departamenti i Shkencave Islame dhe Klubi studentor “Mesazhi i Jetës” në Kolegjin Universitar Bedër, kanë nisur ciklin e seminareve të hapura me titull “Kur librat flasin”.

Kjo platformë konsiston në një analizë të përjavshme të librave, apo titujve të ndryshëm të pedagogëve, shkrimtarëve dhe akademikëve shqiptarë e të huaj nga personalitete dhe të ftuar të shumtë.

Në këtë kontekst, në aktivitetin e zhvilluar në bibliotekën e universitetit, si një bashkëbisedim me studentët e Departamentit të Shkencave Islame, është folur rreth botimit më të fundit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë “Ligjërata Islame” të autorit Sheh Qazim Hoxha, i cili vjen si përmbledhje e artikujve të zgjedhur nga ligjëratat e një prej penave më të shquara të dijetarëve myslimanë shqiptarë, botuar në vitet ‘20-‘30 të shek. XX në revistën prestigjioze të kohës “Zani i Naltë”.

Takimi është hapur me një përshëndetje nga dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Ajhan Tekinesh, i cili ka vlerësuar këtë aktivitet, si një nxitje për studentët e Shkencave Islame, por jo vetëm, për lexim të autorëve më të shquar shqiptarë të penave islame.

Më pas, një fjalë përshëndetëse ka mbajtur edhe Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame Dr. Genti Kruja, i cili i ka njohur studentët me autorin e këtij libri dhe ciklin e seminareve, që do të vazhdojnë si një platformë promovimesh dhe njohjesh me studimet e ndryshme të dijetarëve myslimanë shqiptarë, duke i bërë këto aktivitete si panele bashkëbisedimi dhe diskutimi rreth veprave dhe librave të ndryshëm të prijësve më të shquar të Islamit në Shqipëri. Pas përshëndetjeve, studenti Sefer Vrana ka lexuar jetën e Sheh Qazim Hoxhës, ku spikat veprimtaria e tij e gjerë në shumë fusha shërbimi.

I ftuar në këtë panel diskutimi ka qenë Imam Elton Karaj, i cili është edhe autori i parathënies së këtij libri. Ai i ka bërë një analizë librit, duke e vlerësuar si një model edhe për ligjëratat e ditëve të sotme. Ai ka vënë theksin gjithashtu mbi nivelin e lartë teologjik dhe intelektual të autorit, i cili i ka pasuruar këto ligjërata me argumente të shumta kur’anore dhe hadithe profetike.

Të pranishëm në aktivitet ishin studentë të shumtë, stafi akademik i departamentit të Shkencave Islame, si dhe nipat e autorit të librit, z. Qashif dhe Hadi Hoxha.

Ky cikël seminaresh do të vazhdojë edhe gjatë javëve në vijim me të tjerë të ftuar, të cilët do të njohin studentët me tituj të shumtë librash të autorëve shqiptarë.

1 shkurt 2017

2 3 4 5 6

Twitt

  • aktivitet, kur librat flasin, seminare, Universiteti Beder
Zhvillohet aktiviteti përkujtimor për 50 vjetorin e ndalimit të fesë Medreseja e Tiranës organizon programin mbi urtësitë e namazit

KMSH

  • Zhvillohet programi artistik “Profeti Muhamed a.s Krenaria e Njerëzimit”
    Zhvillohet programi artistik...

    Nov 23, 2018 Comments Off on Zhvillohet programi artistik “Profeti Muhamed a.s Krenaria e Njerëzimit”

  • Zhvillohet konferenca “Feja dhe përshpirtëria në marrëdhëniet mes të krishterëve dhe myslimanëve”
    Zhvillohet konferenca “Feja dhe...

    Feb 09, 2018 Comments Off on Zhvillohet konferenca “Feja dhe përshpirtëria në marrëdhëniet mes të krishterëve dhe myslimanëve”

  • Zhvillohet Simpoziumi i V-të Akademik Ndërfetar, “Dashuria Hyjnore”
    Zhvillohet Simpoziumi i V-të Akademik...

    Dec 15, 2017 Comments Off on Zhvillohet Simpoziumi i V-të Akademik Ndërfetar, “Dashuria Hyjnore”

  • Zhvillohet program artistik me temë: “Lajmëtari i fundit i së fshehtës”
    Zhvillohet program artistik me temë:...

    Dec 07, 2017 Comments Off on Zhvillohet program artistik me temë: “Lajmëtari i fundit i së fshehtës”

  • Vijon mbështetja për familjet e prekura nga tërmeti
    Vijon mbështetja për familjet e...

    Dec 13, 2019 Comments Off on Vijon mbështetja për familjet e prekura nga tërmeti

  • Delegacioni i Unioneve të Bashkësive Islame Shqiptare të Europës, viziton KMSH-në
    Delegacioni i Unioneve të Bashkësive...

    Dec 12, 2019 Comments Off on Delegacioni i Unioneve të Bashkësive Islame Shqiptare të Europës, viziton KMSH-në

  • Inaugurohet xhamia e re e fshatit Suç të Myftinisë Mat
    Inaugurohet xhamia e re e fshatit Suç...

    Dec 12, 2019 Comments Off on Inaugurohet xhamia e re e fshatit Suç të Myftinisë Mat

  • Zhvillohet konferenca me temë: “Roli i Feve në Promovimin e Tolerancës: Nga mundësia në domosdoshmëri”
    Zhvillohet konferenca me temë:...

    Dec 10, 2019 Comments Off on Zhvillohet konferenca me temë: “Roli i Feve në Promovimin e Tolerancës: Nga mundësia në domosdoshmëri”


KRYETARI I KOMUNITETIT MYSLIMAN
BUJAR SPAHIU

  • ISLAMI
  • BESIMI
  • KUR’ANI SHQIP
  • 40 HADITHE
  • PROFETI MUHAMED (A.S)
  • FALJA/ NAMAZI
  • KALENDARI I FALJEVE
  • HAXHI
  • ZEKATI
  • RAMAZANI
  • KURBANI
  • Personalitete
Copyright 2018 KMSH / All rights reserved
  • Lidhje
  • Kontakt