Dec 23, 2014 KMSH Botime Comments Off on 100 PERSONALITETE SHQIPTARE TË KULTURËS ISLAME
Në këtë botim special, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, për herë të parë në këtë lloj, ka hartuar një enciklopedi të përbërë prej 100 personaliteteve të shquara shqiptare të kulturës islame, të cilët kryesisht janë dijetarë dhe prijës fetarë, por nuk mungojnë edhe myderrizë, profesorë katedrash universitare, udhëheqës politikë, deputetë, senatorë, ministra, mjekë, kryetarë parlamenti, kryetarë bashkish, liderë dhe udhëheqës të lartë të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, në trojet tona dhe diasporë. E përbashkëta e këtyre është se ishin të brumosur me besimin e lartë islam dhe me dashurinë për atdheun dhe shërbimin ndaj vendit dhe popullit shqiptar, por jo vetëm.
Lista e këtyre 100 personaliteteve është hartuar nga një grup pune, i cili ngriti një Këshill Botues për t’u marrë me hartimin e këtij projekti madhor, duke marrë për bazë dhe referencë artikuj dhe jetëshkrime të shumta të botuara kryesisht në gazetën “Drita Islame” të viteve 1992-1999, por edhe të revistave të famshme “Zani i Naltë” dhe “Kultura Islame”. Krahas këtyre periodikëve, organe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, është shfrytëzuar edhe një literaturë e pasur librash dhe botimesh të ndryshme, ku ndër ta mund të përmendim librin “Në kujtim të brezave”, me autorë Doktor Honouris Causa Faik Luli, Prof. Islam Dizdari dhe Nexhmi Bushati, si dhe Arkivin e Shtetit, Arkivin e Komunitetit Mysliman, si dhe të myftinive Tiranë, Shkodër, Dibër, Vlorë, Korçë, Durrës etj.
Dec 15, 2017 Comments Off on Mustafa Efendi Varoshi – Dokumentar
Dec 07, 2017 Comments Off on Hafiz Ibrahim Dalliu – Jeta dhe vepra e tij në shërbim të kombit dhe fesë
Jun 25, 2017 Comments Off on Personalitete të vendit urojnë Fitër Bajramin
Jan 10, 2017 Comments Off on Një çerek shekulli “Drita Islame”
Jan 25, 2019 Comments Off on Edukimi, proces i formimit të njeriut si qenie njerëzore
Dec 21, 2018 Comments Off on “Përsiatje shpirtërore për një jetë të begatë”
Mar 12, 2015 Comments Off on KMSH boton albumin “Medreseja e Tiranës një shekull në shërbim të dijes”
Dec 23, 2014 Comments Off on KONTRIBUTI I PRIJËSVE MYSLIMANË NË FORMËSIMIN DHE IDENTITETIN KOMBËTAR