Mar 25, 2013 KMSH Aktivitete 0
Më datë 16 dhe 17 mars, Zyra e Gruas pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, organizoi një program fetar mbi jetën dhe veprimtarinë e profetit Muhamed (s.a.s), enkas për xhematin e grave në xhaminë e Ethem Beut si dhe në xhaminë e Medresesë së Tiranës.
Programi u prit me shumë kënaqësi nga xhemati. Programi u hap me një pjesë Kuranore dhe më pas vazhdoi me ilahi, poezi, dua dhe me një ligjeratë fetare kushtuar moralit të profetit si dhe dashurisë që duhet të kemi për të.
Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në KMSH Fatma Karaj, theksoi rëndësinë që ka jeta e profetit Muhamed (a.s.) e cila sipas saj duhet të merret shembull nga të gjithë besimtarët myslimanë.
Morali dhe dashuria e profetit janë shembulli i pashoq i mirësisë njerëzore, shembull të cilin të gjithë ne duhet ta ndjekim”, theksoi zonja Karaj.
Për realizimin e këtij programi ndihmuan nxënëset e medresesë si dhe kori i Bedrit. Xhemati shprehu dëshirën që të organizoheshin programe të tjera të kësaj natyre. Organizatorët e programit premtuan se ky program ishte një nismë për programet e tjera në vazhdim. Programi u mbyll me dua të cilat e përlotën xhematin.
/Drita Islame/
Jul 14, 2014 Comments Off on “Karvani i bereqetit” mbërrin sërish në Shkodër
Jul 13, 2014 Comments Off on Iftar madhështor në Tiranë
Jul 11, 2014 Comments Off on KMSH, Sofra e Iftarit mbledh besimtarë e grupe të ndryshme sociale
Jul 09, 2014 Comments Off on Kryeministri Rama shtron iftar
Dec 13, 2019 Comments Off on Vijon mbështetja për familjet e prekura nga tërmeti
Dec 12, 2019 Comments Off on Delegacioni i Unioneve të Bashkësive Islame Shqiptare të Europës, viziton KMSH-në
Dec 12, 2019 Comments Off on Inaugurohet xhamia e re e fshatit Suç të Myftinisë Mat
Dec 10, 2019 Comments Off on Zhvillohet konferenca me temë: “Roli i Feve në Promovimin e Tolerancës: Nga mundësia në domosdoshmëri”