Faqja Zyrtare

  • Home
  • KMSH
    • KËSHILLI I PËRGJITHSHËM
    • KRYESIA
    • KRYETARI
    • NËNKRYETARËT
    • KANCELARI
    • DREJTORITË
      • DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN DHE MEDIAN
      • DREJTORIA E ARSIMIT
      • DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
      • DREJTORIA E ÇËSHTJEVE SOCIALE
      • DREJTORIA E FINANCËS
      • DREJTORIA E HAXHIT DHE E KOORDINIMIT ME BOTËN ISLAME
      • DREJTORIA E KABINETIT
      • DREJTORIA E KULTURËS DHE DIALOGUT NDËRFETAR
      • DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME JASHTË
      • DREJTORIA E THIRRJES DHE MESAZHIT ISLAM
      • DREJTORIA E VAKF-INVESTIMEVE
      • ZYRA E GRUAS
    • MYFTINITË
    • KËSHILLI I TEOLOGËVE
    • MEDRESETË
    • UNIVERSITETI
  • Lajme
  • Aktivitete
  • Njoftime
  • Botime
  • Foto
  • Video
  • Kontakt
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+

Rikthehet cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e besimit”

Oct 18, 2019 KMSH Aktivitete, Kryesore Comments Off on Rikthehet cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e besimit”


Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” u zhvillua mbrëmjen e djeshme në xhaminë “Paskuqan 2” Tiranë, duke filluar kështu sezonin e ri të referimeve me tematika të ndryshme fetare me besimtarët myslimanë në mbarë vendin.

Programi u hap me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga zv. Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja, menjëherë pas faljes së namazit të akshamit, ku të pranishëm ishin dhjetëra besimtarë të zonës.

Të ftuarit e parë në këtë cikël takimesh me besimtarët ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu dhe Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli.

Në referimin e tij Kryetari Spahiu ndau me besimtarët e pranishëm moralin e bukur që duhet të karakterizojë çdo besimtar në jetën e përditshme. Duke i’u referuar shembullit më të përkryer të njerëzimit, Profetit fisnik, ai nxori në pah për të gjithë të pranishmit disa nga cilësitë më të bukura të moralit që duhet të karakterizojë çdo besimtar në mënyrën sesi duhet të jetojë Islamin.

“Muhamedi a.s ishte si një dritë (nur) për njerëzimin. Profeti ynë a.s ishte dëshmitar në mesin e njerëzve, për t’u dëshmuar argumentet e Zotit. Ai ishte përgëzues dhe këshillues i umetit të tij, zotëronte një moral aq të lartë, të cilësuar nga Kurani “moral i lartë” dhe të pamundësuar për askënd gjer atë ditë. Ai ishte gjithmonë i butë, paqësor dhe i ekuilibruar, ishte një prijës dhe mësues i mrekullueshëm. Morali i tij i ngjante një Kurani që ecte mbi tokë.” – tha z. Spahiu.

Më tej ishte radha e Myftiut të Tiranës, z. Luli, të referonte mbi rëndësinë që ka praktikimi i traditës së Profetit në jetën tonë. Sipas tij, rifreskimi i besimit është detyrë e gjithsecilit nga ne për të mbajtur lart vlerat e besimit dhe të praktikumit të Islamit.

“Besimtari i zgjedh mirë punët dhe vepron vetëm ato ku ndodhet kënaqësia e Allahut. Duke vepruar në këtë mënyrë, ai forcon raportin dhe lidhjen me Krijuesin dhe manifeston dashurinë dhe përkushtimin ndaj Tij. Këto tubime apo takime ku përmendet emri i Allahut xh.xh, Kurani i madhërishëm dhe shembulli më i përkryer i njerëzimit, Profeti Muhamed (s.a.s) janë dëshmi i qartë e vazhdimit të traditës profetike.”- tha myftiu gjatë fjalës së tij.

Programi vazhdoi më tej me Ilahinë e interpretuar nga Imami i xhamisë z. Ramiz Mziu dhe  u mbyll me duanë e imamit të po kësaj xhamie z. Munir Salkurti.

Pjesë e këtij programi ishte edhe koktejli me ujë zemzemi të sjellë nga haxhilerët e këtij viti.


  • frytet e besimit, Paskuqan 2
Inaugurohet Xhamia e re Arrameras në Fushë-Krujë Nënkryetari i KMSH-së merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në Egjipt

KMSH

  • Frytet e besimit ndalen në Xhaminë “Dine Hoxha, Tiranë
    Frytet e besimit ndalen në Xhaminë...

    Nov 22, 2019 Comments Off on Frytet e besimit ndalen në Xhaminë “Dine Hoxha, Tiranë

  • Rinisin “Frytet e Besimit” në qytetin e Kavajës
    Rinisin “Frytet e Besimit”...

    Apr 10, 2019 Comments Off on Rinisin “Frytet e Besimit” në qytetin e Kavajës

  • “Frytet e Besimit” në qytetin e Koplikut
    “Frytet e Besimit” në...

    Oct 13, 2017 Comments Off on “Frytet e Besimit” në qytetin e Koplikut

  • Cikli i programeve “Frytet e Besimit” ndalet në Kukës
    Cikli i programeve “Frytet e...

    Oct 05, 2017 Comments Off on Cikli i programeve “Frytet e Besimit” ndalet në Kukës

  • Kryetari i KMSH-së, pret në një takim pune përfaqësueset e zyrës së gruas
    Kryetari i KMSH-së, pret në një...

    Jan 19, 2021 Comments Off on Kryetari i KMSH-së, pret në një takim pune përfaqësueset e zyrës së gruas

  • Kryetari i KMSH-së përshëndet përkujtimin e Kongresi të Parë Bektashi
    Kryetari i KMSH-së përshëndet...

    Jan 18, 2021 Comments Off on Kryetari i KMSH-së përshëndet përkujtimin e Kongresi të Parë Bektashi

  • Ambasadorja e Francës, znj. Elisabeth Barsacq vizitë në KMSH
    Ambasadorja e Francës, znj. Elisabeth...

    Jan 07, 2021 Comments Off on Ambasadorja e Francës, znj. Elisabeth Barsacq vizitë në KMSH

  • Koment nga H.Bujar Spahiu
    Koment nga H.Bujar Spahiu

    Jan 01, 2021 Comments Off on Koment nga H.Bujar Spahiu


KRYETARI I KOMUNITETIT MYSLIMAN
BUJAR SPAHIU

  • ISLAMI
  • BESIMI
  • KUR’ANI SHQIP
  • 40 HADITHE
  • PROFETI MUHAMED (A.S)
  • FALJA/ NAMAZI
  • KALENDARI I FALJEVE
  • HAXHI
  • ZEKATI
  • RAMAZANI
  • KURBANI
  • Personalitete
Copyright 2020 KMSH / All rights reserved
  • Lidhje
  • Kontakt