Jun 03, 2019 KMSH Aktivitete, Kryesore Comments Off on Myftinia Vlorë shtron iftar për besimtarët e qytetit
Në kuadër të muajit të bekuar të Ramazanit, Myftinia e Vlorës, shtroi një darkë iftari për besimtarë dhe personalitete të ndryshme të këtij qyteti.
I pranishëm në këtë tryezë iftari ishte Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Myftiu i Vlorës, z. Bilal Bodlli, Kryetari i Bashkisë, z. Dritan Leli, drejtues institucionesh, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, personalitete dhe një numër i konsiderueshëm besimtarësh.
Në fjalën e tij hapëse, Myftiu z. Bodlli, shprehu falënderimet e tij për pjesëmarrjen e të pranishmëve dhe u ndal në atmosferën që solli ky muaj i bekuar në qytetin e Vlorës.
Më tej, Kryetari i KMSH-së, z. Spahiu, u ndal në vlerat që sjell ky muaj i begatë në jetën e të gjithë besimtarëve. Sipas tij Ramazani është simbol i dashurisë, respektit, sakrificës, durimit, vëllazërisë, bashkimit e shumë virtyteve të tjera.
“Agjërimi, ky akt kaq i pastër e i sinqertë i njeriut, na kujton se kemi nevojë kurdoherë të kujtojmë Zotin me të gjitha të mirat që Ai na ka dhuruar, dhe me sofrën e iftarit arrihet kulmi i kësaj lidhjeje sublime.”- tha ai.
Të pranishmit i përshëndeti gjithashtu edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës, z. Leli, i cili falënderoi Myftininë jo vetëm për organizimin e kësaj tryeze iftari por edhe për kontributin e vazhdueshëm që ajo jep në mbarëvajtjen e qytetit bregdetar.
Jan 24, 2020 Comments Off on Kryetari i KMSH-së viziton Myftininë e Vlorës
Nov 26, 2019 Comments Off on KMSH, thirrje për solidarizim me familjet e prekura nga tërmeti
Nov 06, 2019 Comments Off on Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm
Oct 26, 2019 Comments Off on Kryetari i KMSH-së mer pjesë në Samitin e Paqes për Evropën Juglindore
Jan 19, 2021 Comments Off on Kryetari i KMSH-së, pret në një takim pune përfaqësueset e zyrës së gruas
Jan 18, 2021 Comments Off on Kryetari i KMSH-së përshëndet përkujtimin e Kongresi të Parë Bektashi
Jan 07, 2021 Comments Off on Ambasadorja e Francës, znj. Elisabeth Barsacq vizitë në KMSH
Jan 01, 2021 Comments Off on Koment nga H.Bujar Spahiu