Faqja Zyrtare

  • Home
  • KMSH
    • KËSHILLI I PËRGJITHSHËM
    • KRYESIA
    • KRYETARI
    • NËNKRYETARËT
    • KANCELARI
    • DREJTORITË
      • DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN DHE MEDIAN
      • DREJTORIA E ARSIMIT
      • DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
      • DREJTORIA E ÇËSHTJEVE SOCIALE
      • DREJTORIA E FINANCËS
      • DREJTORIA E HAXHIT DHE E KOORDINIMIT ME BOTËN ISLAME
      • DREJTORIA E KABINETIT
      • DREJTORIA E KULTURËS DHE DIALOGUT NDËRFETAR
      • DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME JASHTË
      • DREJTORIA E THIRRJES DHE MESAZHIT ISLAM
      • DREJTORIA E VAKF-INVESTIMEVE
      • ZYRA E GRUAS
    • MYFTINITË
    • KËSHILLI I TEOLOGËVE
    • MEDRESETË
    • UNIVERSITETI
  • Lajme
  • Aktivitete
  • Njoftime
  • Botime
  • Foto
  • Video
  • Kontakt
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+

Rinisin “Frytet e Besimit” në qytetin e Kavajës

Apr 10, 2019 KMSH Aktivitete, Kryesore Comments Off on Rinisin “Frytet e Besimit” në qytetin e Kavajës


Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” u zhvillua mbrëmjen e djeshme në xhaminë e qendrës në qytetin e Kavajës, duke filluar kështu sezonin e ri të referimeve me tematika të ndryshme fetare me besimtarët myslimanë në mbarë vendin.

Programi u hap me leximin e disa ajeteve Kuranore menjëherë pas faljes së namazit të akshamit, ku të pranishëm ishin dhjetëra besimtarë të këtij qyteti.

I ftuari i parë në këtë cikël takimesh me besimtarët ishte Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, i cili referoi mbi temën: “Në prag të muajit të begatë të Ramazanit”.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal në shembullin e Profetit Muhamed a.s, si shembullin ku të gjithë ne duhet të bazohemi për ta pritur muajin e begatë të Ramazanit.

“Muaji Rexhep dhe Shaban në të cilin ndodhemi janë pararojë e muajit të Ramazanit, që të gjithë ne të jemi të vetëdijshëm dhe të përgatitemi për të trokitur në muajin e begatë që po afron, në mënyrë që të mos na ikë asnjë sekondë bosh, por përkundrazi të bëjmë sa më shumë punë të mira e të hajrit në mënyrë që të fitojmë kënaqësinë e Allahut”- tha ai.

Më tej, fjalën e mori Myftiu i Kavajës, z. Besnik Leçini, i cili pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, u ndal në raportin dhe lidhjen që duhet të ketë besimtari me Krijuesin e Gjithësisë, veçanërisht gjatë këtyre muajve.

“Besimtari i zgjedh mirë punët dhe vepron vetëm ato ku ndodhet kënaqësia e Allahut. Duke vepruar në këtë mënyrë, ai forcon raportin dhe lidhjen me Krijuesin dhe manifeston dashurinë dhe përkushtimin ndaj Tij”, u shpreh z. Leçini.

Programi vazhdoi më tej me dua dhe pyetje-përgjigje nga besimtarët e pranishëm.


  • 2019, Besnik Lecini, frytet e besimit, kavaje, Lauren Luli
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve viziton KMSH-në Bashkësia Islame e Kosovës viziton Kryetarin e KMSH-së

KMSH

  • Frytet e Besimit zhvillohen në xhaminë e Pazarit të Ri, Tiranë
    Frytet e Besimit zhvillohen në...

    Feb 19, 2020 Comments Off on Frytet e Besimit zhvillohen në xhaminë e Pazarit të Ri, Tiranë

  • Vëllazëria njerëzore për promovimin e sigurisë dhe paqes
    Vëllazëria njerëzore për promovimin...

    Feb 04, 2020 Comments Off on Vëllazëria njerëzore për promovimin e sigurisë dhe paqes

  • KMSH, thirrje për solidarizim me familjet e prekura nga tërmeti
    KMSH, thirrje për solidarizim me...

    Nov 26, 2019 Comments Off on KMSH, thirrje për solidarizim me familjet e prekura nga tërmeti

  • Frytet e besimit ndalen në Xhaminë “Dine Hoxha, Tiranë
    Frytet e besimit ndalen në Xhaminë...

    Nov 22, 2019 Comments Off on Frytet e besimit ndalen në Xhaminë “Dine Hoxha, Tiranë

  • Kryetari i KMSH-së, pret në një takim pune përfaqësueset e zyrës së gruas
    Kryetari i KMSH-së, pret në një...

    Jan 19, 2021 Comments Off on Kryetari i KMSH-së, pret në një takim pune përfaqësueset e zyrës së gruas

  • Kryetari i KMSH-së përshëndet përkujtimin e Kongresi të Parë Bektashi
    Kryetari i KMSH-së përshëndet...

    Jan 18, 2021 Comments Off on Kryetari i KMSH-së përshëndet përkujtimin e Kongresi të Parë Bektashi

  • Ambasadorja e Francës, znj. Elisabeth Barsacq vizitë në KMSH
    Ambasadorja e Francës, znj. Elisabeth...

    Jan 07, 2021 Comments Off on Ambasadorja e Francës, znj. Elisabeth Barsacq vizitë në KMSH

  • Koment nga H.Bujar Spahiu
    Koment nga H.Bujar Spahiu

    Jan 01, 2021 Comments Off on Koment nga H.Bujar Spahiu


KRYETARI I KOMUNITETIT MYSLIMAN
BUJAR SPAHIU

  • ISLAMI
  • BESIMI
  • KUR’ANI SHQIP
  • 40 HADITHE
  • PROFETI MUHAMED (A.S)
  • FALJA/ NAMAZI
  • KALENDARI I FALJEVE
  • HAXHI
  • ZEKATI
  • RAMAZANI
  • KURBANI
  • Personalitete
Copyright 2020 KMSH / All rights reserved
  • Lidhje
  • Kontakt