Sep 29, 2017 KMSH Kryesore, Lajme Comments Off on Nisin mbrëmjet fetare “Frytet e Besimit” në Xhaminë Mbret të Elbasanit
Ka nisur mbrëmë pas namazit të akshamit në Xhaminë Mbret, në Elbasan, sezoni i katërt i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit”, ku dhjetëra besimtarë myslimanë janë mbledhur për të mësuar apo rikujtuar diçka më shumë rreth fesë së tyre.
Për të ligjëruar në takimin e parë të këtij sezoni ishte nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, drejtori i Kulturës në KMSH, Dorian Demetja dhe lektori i Kolegjit Universitar Bedër, Dr. Xhemal Saferti.
Nënkryetari i KMSH-së foli për statusin e njeriut në Islam. Ai theksoi se njeriu është krijesa më e lartë e krijuar nga Allahu. Zoti krijoi çdo gjë në dobi të njeriut, i dha njeriut njohuri dhe vullnet të lirë për të zgjedhur dhe ndarë të mirën nga e keqja.
“Zoti na ka nderuar, na ka fisnikëruar duke na bërë mëkëmbës në tokë. Njeriu në tokë ka ardhur ta ndërtojë atë, të jetë i drejtë, i përkushtuar, jo trazibërës por rregullues, duke filluar që nga foleja familjare e më pas në mbarë shoqërinë”, tha z. Spahiu
Drejtori i Kulturës në KMSH u shprehe se Allahu i ka dhënë njeriut dhuratën më të bukur: besimin. Njeriu duhet të thellohet në besim dhe të mbështetet tek Allahu xh.sh.
“Një njeri i cili i mbështetet Allahut ndihet i sigurtë kur të tjerët kanë frikë, ndihet i qëndrueshëm kur të tjerët janë të paqëndrueshëm, ndihet me shpresë kur të tjerët janë pesimistë. Një njeri i cili i mbështetet Allahut është nën mburojën e tij, kështu ishin të gjithë profetët”, tha ndër të tjera z. Demetja.
Ndërsa lektori i Kolegjit Universitar Bedër u shpreh se besimi dhe njësimi është vetë jeta. Ai gjithashtu theksoi edhe faktin që besimi në Shqipëri është edhe në shumë zemra të të rinjve.
“Jeta e njeriut nuk ka kuptim nëse mungon besimi dhe njësimi i Allahut. Për hir të besimit dhe njësimit profetët tonë sakrifikuan gjithë kohën dhe jetën e tyre për të ruajtur dhe përcjellë frytet e besimit. Përpjekjet dhe sakrificat e tyre kanë bërë që besimi dhe njësimi të shpërndahet në gjithë botën, duke ardhur edhe në Shqipëri, në zemrat e shume njerëzve. Falënderoj shumë Allahun që sot shikoj kaq shumë të rinj në këtë xhami me besim në zemrat e tyre”, tha z. Saferti.
Myftiu i Elbasanit, z Agim Duka dhe imami i Xhamisë Mbret z. Agim Karaj falënderuan ligjëruesit dhe theksuan rëndësinë e takimeve të tilla në forcimin e besimit dhe shtimit të vëllazërisë.
Programi “Frytet e Besimit” do të shtrihet në të gjithë qytetet e Shqipërisë, ku në xhami të ndryshme pas namazit të akshamit do të mbahen ligjërata nga teologë dhe të ftuar të ndryshëm.
Mar 11, 2020 Comments Off on Njoftim i KMSH-së në lidhje me epideminë COVID-19
Jan 13, 2020 Comments Off on Ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë viziton KMSH-në
Jan 06, 2020 Comments Off on Mirëdrejtimi dhe Marketingu për Zhvillimin e Vakëfeve
Dec 06, 2019 Comments Off on Bashkësitë Islame të Preshevës dhe Serbisë, solidarizohen me familjet e prekura nga tërmeti
Jan 19, 2021 Comments Off on Kryetari i KMSH-së, pret në një takim pune përfaqësueset e zyrës së gruas
Jan 18, 2021 Comments Off on Kryetari i KMSH-së përshëndet përkujtimin e Kongresi të Parë Bektashi
Jan 07, 2021 Comments Off on Ambasadorja e Francës, znj. Elisabeth Barsacq vizitë në KMSH
Jan 01, 2021 Comments Off on Koment nga H.Bujar Spahiu