Jan 28, 2015 KMSH Kryesore, Lajme Comments Off on Kryetari i KMSH-së takim pune me disa myftinj në Shkodër
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, i shoqëruar nga kancelari i KMSH-së, z. Ylli Cikalleshi dhe nga myftinjtë z. Ylli Gurra (Myfti i Tiranës dhe Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm), z. Agim Duka (Myfti i Elbasanit), z. Redin Quku (Myfti i Durrësit) dhe z. Besnik Leçini (Myfti i Kavajës), zhvilluan një takim pune në Myftininë e Shkodrës, më 27 janar 2015.
Ata janë pritur nga Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, ku dhe janë njohur më nga afër me aktivitetin e kësaj myftinie.
Vizitorët u njohën edhe me disa nga objektivat e Myftinisë Shkodër për vitin 2015, si vit jubilar i përkujtimit të 25 vjetorit të rihapjes së Xhamisë së Plumbit, më 16 nëntor 1990. Në takim u bë edhe një rezume e aktivitetit arsimor dhe kulturor në xhamitë e Shkodrës, ku statistikat, treguan për gjendjen e xhamive dhe kurseve fetare, që organizon Myftinia Shkodër në to.
Gjithashtu u diskutua për një sërë çështjesh, që lidhen me aktivitetin e secilës Myftini pjesëmarrëse në këtë mbledhje dhe strategjitë për të ardhmen e afërt dhe të largët, në rrugën e prezantimit me dinjitet në sferat e ndryshme të jetës dhe shoqërisë shqiptare.
Pas këtij takimi, Kryetari i KMSH-së, së bashku me myftinjtë që e shoqëronin, vizituan xhaminë e re të “Dy Vajzave”, në Xhaminë e Plumbit si dhe në ambientet e gjurmëve të xhamisë së Qafës, bri xhamisë së Plumbit.
Kjo vizitë pune, vjen në kuadër të një nisme të re takimesh të larmishme në myftini të ndryshme të Shqipërisë që Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, filloi me qytetin e Shkodrës.
Nov 17, 2020 Comments Off on Përurohet kompleksi dhe xhamia e re e lagjes “Kiras”, Shkodër
Dec 18, 2019 Comments Off on Presidenti Meta takon krerët e komuniteteve fetare
Dec 16, 2019 Comments Off on Kryetari i KMSH-së pret në një takim pune myftinjtë e vendit
Dec 07, 2019 Comments Off on Inagurohet xhamia e re e fshatit Shirq, Shkodër
Jan 19, 2021 Comments Off on Kryetari i KMSH-së, pret në një takim pune përfaqësueset e zyrës së gruas
Jan 18, 2021 Comments Off on Kryetari i KMSH-së përshëndet përkujtimin e Kongresi të Parë Bektashi
Jan 07, 2021 Comments Off on Ambasadorja e Francës, znj. Elisabeth Barsacq vizitë në KMSH
Jan 01, 2021 Comments Off on Koment nga H.Bujar Spahiu