Jun 19, 2014 KMSH Aktivitete, Lajme Comments Off on Mbyllet cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit”
Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” ka bërë ndalesën e fundit për këtë sezon në xhaminë Mbret në Elbasan, pas një rrugëtimi të gjatë në xhami të ndryshme të vendit.
Në këtë takim me besimtarët e Elbasanit u fol rreth mirësive, vlerave dhe fryteve të besimit, si dhe për muajin e madhëruar të Ramazanit, i cili fillon më 28 Qershor 2014.
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Ali Zaimi teksa foli rreth mirësive të besimit u shpreh se njeriu i besimit është përfaqësuesi i cilësive më të përsosua njerëzore.
“Besimi e kthen njeriun në një krijesë besnike dhe të sigurt për të gjithë gjallesat e tjera rreth e rrotull. Ai e kthen atë botën e tij të ngushtë në një botë aq të gjerë saqë mbështjell gjithë universin, sepse besimtari e shikon gjithësinë sikur brenda një djepi të përbashkët vëllazërie.”, nënvizoi z. Zaimi.
Ndërsa zv/myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, e vuri theksin te begatitë e muajit të madhërueshëm për myslimanët, Ramazanin, ku u bëri thirrje besimtarëve që të përkushtohen sa më shumë në adhurimin e tyre.
“Agjëroni, lutuni, kryeni adhurimet, lexoni sa më shumë Kuran në këtë muaj plot mëshirë, kohë në të cilën njeriu duhet t’i përkushtohet me tërë qenien e tij Allahut”, tha z. Teqja.
Ndërkohë myftiu i Elbasanit Agim Duka, i cilësoi biseda e takime të tilla si mjaft të rëndësishme për besimtarët.
Cikli i mbrëmjeve “Frytet e Besimit” do të rikthehet për besimtarët në sezonin e tij të dytë pas muajit të Ramazanit.
18 Qershor 2014
Jul 14, 2014 Comments Off on “Karvani i bereqetit” mbërrin sërish në Shkodër
Jul 13, 2014 Comments Off on Iftar madhështor në Tiranë
Jul 11, 2014 Comments Off on KMSH, Sofra e Iftarit mbledh besimtarë e grupe të ndryshme sociale
Jul 09, 2014 Comments Off on Kryeministri Rama shtron iftar
Jan 19, 2021 Comments Off on Kryetari i KMSH-së, pret në një takim pune përfaqësueset e zyrës së gruas
Jan 18, 2021 Comments Off on Kryetari i KMSH-së përshëndet përkujtimin e Kongresi të Parë Bektashi
Jan 07, 2021 Comments Off on Ambasadorja e Francës, znj. Elisabeth Barsacq vizitë në KMSH
Dec 15, 2020 Comments Off on Prefekti i Ri i Qarkut Tiranë, viziton KMSH-në