Oct 24, 2013 KMSH Lajme Comments Off on Aleksandër Arvizu, vizitë ndarjeje në Komunitetin Mysliman
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, priti sot në një takim miqësor, Ambasadorin në largim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Aleksandër Arvizu.
Z. Muça e falënderoi ambasadorin Arvizu për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Shipërisë dhe sidomos Komunitetit Mysliman.
Ndërsa ambasadori Arvizu, nga ana e tij, falënderoi kryetarin e KMSH për mikpritjen e ngrohtë dhe u shpreh se feja dhe komunitetet fetare janë shumë të rëndësishme për shqiptarët, në krye të cilave qëndron Komuniteti Mysliman.
“Ndërsa largohem, shumë gjëra më kanë bërë përshtypje në Shqipëri, ndër të cilat është edhe kualiteti dhe puna e komuniteteve fetare, sidomos ajo e Komunitetit Mysliman. Feja është pjesë e identitetit të shqiptarëve, është e gdhendur në të. Sa herë që mendoj për Shqipërinë, mendoj për tokën, vendin gjuhën dhe padyshim fenë, këto janë të shtrenjta për shqiptarët”, u shpreh z. Arvizu.
Ai gjithashtu shoti se “Ju, udhëheqësit fetarë, jeni pjesë e shoqërisë shqiptare, e ndërsa ju, Komuniteti Mysliman, si më i madhi komunitet fetar në vend, jeni më jetikët për këtë shoqëri. Udhëheqja juaj, mënyra se si ju e menaxhoni situatën, arsimi juaj (medresetë) janë shumë të rëndësishme.”
Më tej Ambasadori Arvizu nuk la pa përmendur edhe ndikimin e komunizmit në vendin tonë ndërsa tha se: “Ju jeni ata që do ta çlironi brezin e ri nga mentaliteti komunist, për ta bërë Shqipërinë një vend të vërtetë evropian, një vend ku feja dhe besimi praktikohet lirisht.”
Kreu i Komunitetit Mysliman e falënderoi z. Arvizu, për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij si ambasadori, i uroi për udhëtim të mbarë pranë familjarëve të tij dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tij diplomatike.
Ndërsa z. Arvizu nga ana e tij falënderoi z. Muça, për mikpritjen, teksa u shpreh: “Uroj që e njëjta mikpritje, dashuri dhe respekt që është treguar për mua, të vazhdoi edhe me ambasadorin e ri.”
24 Tetor 2013
Jul 14, 2014 Comments Off on “Karvani i bereqetit” mbërrin sërish në Shkodër
Jul 13, 2014 Comments Off on Iftar madhështor në Tiranë
Jul 11, 2014 Comments Off on KMSH, Sofra e Iftarit mbledh besimtarë e grupe të ndryshme sociale
Jul 09, 2014 Comments Off on Kryeministri Rama shtron iftar
Jan 19, 2021 Comments Off on Kryetari i KMSH-së, pret në një takim pune përfaqësueset e zyrës së gruas
Jan 18, 2021 Comments Off on Kryetari i KMSH-së përshëndet përkujtimin e Kongresi të Parë Bektashi
Jan 07, 2021 Comments Off on Ambasadorja e Francës, znj. Elisabeth Barsacq vizitë në KMSH
Dec 15, 2020 Comments Off on Udhëheqësit shpirtërorë, burim shprese dhe harmonie për njerëzit në kohë krizash