Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailMbahet mbledhja e pare e Keshillit Botues te KMSH-se
Në ambientet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mbajt sot mbledhja e parë e Këshillit Botues të KMSH-së.

Aktivitete

article thumbnailPuke, simpozium per netet e medha
Në prag të ardhjes së netëve të mëdha, Myftinia Pukë organizoi simpoziumin “Mirësitë e netëve të mëdha Regaib, Beraet dhe Miraxh”.

DESHIROJ TE BEHEM...!

Përkthim i hadithit nga arabishtja;

“Tregohet se një njeri kishte ardhur te Pejgamberi a.s. dhe e kishte pyetur atë...

Ai tha Dëshiroj të bëhem njeriu më i ditur! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Frikësoju Zotit, bëhesh njeriu më i ditur.

Ai tha Dëshiroj të bëhem njeriu më i pasur! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Bëhu i kënaqur me atë që ke, do të jesh njeriu më i pasur.

Ai tha Dëshiroj të bëhem njeriu më i drejtë! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Dëshiro për njerëzit atë që dëshiron për vete, do të bëhesh njeriu më i drejtë.

Ai tha Dëshiroj të bëhem njeriu më i mirë! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Bëhu i dobishëm për njerëzit do të jesh njeriu më i mirë.

Ai tha Dëshiroj të bëhem njeriu më i veçantë! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Shpeshtoje të përmendurit e Zotit do të bëhesh njeriu më i veçantë.

Ai tha Dëshiroj që të më kompletohet imani (besimi)! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Përmirësoje moralin-sjelljen tënde, do të të plotësohet imani (besimi).

Ai tha Dëshiroj që të bëhem prej të mirëve (prej muhsininëve)! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Adhuroje Zoti sikur je duke e parë Atë, edhe nëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty, kështu bëhesh prej të mirëve.

Ai tha Dëshiroj që të bëhem prej atyre që i nënshtrohen Zotit! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Kryeji farzet e Zotit bëhesh i nënshtruar ndaj Tij.

Ai tha Dëshiroj që ta takoj Zotin duke qenë i pastër nga mëkatet! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Pastrohu nga papastërtia (xhynybllëku) , do ta takosh Zotin i pastër nga mëkatet.

Ai tha Dëshiroj që të ringjallem Ditën e Kiametit në dritë! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Mos i bë të padrejtë askujt do të ringjallësh Ditën e Kiametit në dritë.

Ai tha Dëshiroj që të më mëshirojë Zoti Ditën e Kiametit! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Bëhu i mëshirshëm ndaj vetes dhe ndaj robërve të Tij, Zoti do të të mëshirojë Ditën e Kiametit.

Ai tha Dëshiroj që të më pakësohen mëkatet! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Shpeshtoje fjalën “estagfirullah” - “kërkoj falje nga Zoti” do të të pakësohen mëkatet.

Ai tha Dëshiroj të bëhem njeriu më fisnik! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Mos iu anko askujt për punët tua, do të jesh njeriu më fisnik.

Ai tha Dëshiroj të bëhem njeriu më i fuqishëm! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Mbështetu te Zotit, do të bëhesh njeriu më i fuqishëm.

Ai tha Dëshiroj që Zoti të m’i hap dyert e furnizimit! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Qëndro i pastër, do të të hapën dyert e furnizimit.

Ai tha Dëshiroj që të bëhem nga të dashurit e Zotit dhe të Dërguarit të Tij! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Duaje atë që Zoti dhe i Dërguari i Tij e duan, do të bëhesh njeriu më i dashur.

Ai tha Dëshiroj që të jem i sigurt nga hidhërimi i Zotit dhe i Dërguarit a.s. në Ditën e Kiametit! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Mos u hidhëro ndaj askujt nga krijesat e Zotit, do të jesh i sigurt nga hidhërimi i Zotit.

Ai tha Kam dëshirë që të më përgjigjet ndaj lutjes! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Largohu nga ushqimi haram, të përgjigjet ndaj lutjes sate.

Ai tha Dëshiroj që t’m’i mbulojë Zoti (mëkatet) në Ditën e Kiametit! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Mbuloji të metat e vëllezërve tu, edhe ty Zoti do t’i mbulojë të metat tua Ditën e Kiametit.

Ai tha Çfarë të shpëton nga mëkatet, ose nga gabimet! Pejgamberi a.s. iu përgjigj Lotët, nënshtrimi dhe sëmundjet.

Ai tha Cila vepër (e mirë) është më e madhe te Zoti Pejgamberi a.s. iu përgjigj Morali i mirë, modestia dhe durimi ndaj belave.

Ai tha Cila vepër (e keqe) është më e madhe te Zoti Pejgamberi a.s. iu përgjigj Morali i keq dhe koprracia e tejskajshme.

Ai tha Çfarë e qetëson hidhërimin e Zotit në këtë botë dhe në botën tjetër Pejgamberi a.s. iu përgjigj Lëmosha sekrete dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore.

Ai tha Çfarë e shuan zjarrin e xhehenemit në Ditën e Kiametit Pejgamberi a.s. iu përgjigj Durimi në këtë botë ndaj sprovave dhe belave të ndryshme.”

 

Lajme nga Bota

article thumbnailAustri, vendoset gurthemeli per xhamine e pare ne Grac
Kanë filluar punimet për ndërtimin e Xhamisë dhe Qendrës Kulturore Islame në Grac të Austrisë. Ashtu siç dhe ishte lajmëruar më 12 Maj është hedhur gurthemeli i xhamisë së parë në...

Opinion

article thumbnailInkurajimi i dimensionit shpirteror ne shkencat humane
E nderuar Kryetare e Parlamentit Znj. Jozefina Topalli I nderuar Rektor i Universitetit Hëna e Plotë – BEDËR z. Ferdinand Gjana Të nderuar përfaqësues të trupit Diplomatik të akreditur...