Kancelar: Ma. Ali Zaimi
Z. Ali Zaimi ka lindur në Gramsh në vitin 1981. Pasi ka kryer Medresenë Liria, Cërrik, Elbasan, është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, dega Gazetari – Tiranë. Studime pasuniversitare i ka vazhduar në Departamentin e Shkencave Politike, i specializuar në Studimet Evropiane.
Në vitet 2005-2010 ka punuar redaktor i gazetës “Drita Islame” në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
Me 15 Shtator 2010 është emëruar nga Kryesia e KMSH-së dhe miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm Sekretar i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Me 18 Mars 2011 është emëruar nga Kryesia e KMSH-së dhe miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm me dt. 20 mars 2011, si Kancelar i KMSH-së.
Është njohës i gjuhëve, Anglisht, Arabisht, Turqisht dhe Italisht.

