Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailBotohet libri me i ri, i KMSH-se 40 HADITHE MBI MORALIN
Libri më i fundit, botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë “40 Hadithe mbi moralin” ka parë dritën e botimit këto ditë, kur mbarë bota përkujton lindjen e...

Aktivitete

article thumbnailHap dyert panairi i librit islam ne Shkoder
Paraditen e së shtunës, më 4 shkurt 2012, ka çelur dyert e tij Panairi i Librit Islam në Shkodër. Kjo iniciativë e Myftinisë Shkodër është përshëndetur nga...

Miresevini ne faqen zyrtare te KMSH-se

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është një institucion me traditë në Shqipëri, themelimi zyrtar i të cilit daton më 1923 dhe për t’u rihapur më 1990. Ai është një person juridik dhe një bashkësi fetare jopolitike e pavarur nga shteti, ku përfshihen të gjithë besimtarët myslimanë në territorin e Republikës së Shqipërisë që pranojnë parimet themelore të fesë islame.

Në ushtrimin e veprimtarisë së tij, ai ka qëllim fetar e bamirës dhe ka si objekt të përhapë, zgjojë dhe forcojë tek besimtarët myslimanë, besimin islam, të ruaj traditën e trashëguar nga të parët tanë, të mbrojë dinjitetin, të drejtat dhe interesat e myslimanëve, të rrisë e zhvillojë ndjenjën e dashurisë e të besnikërisë ndaj fesë dhe atdheut, si dhe të ruaj e forcojë dialogun mes Komuniteteve  Fetare Tradicionale në vendin tonë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i ndërgjegjshëm për rolin dhe identitetin e tij në shoqërinë shqiptare dhe për këtë posedon strategji afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, duke bërë efektive bashkëpunimin me akademikë, intelektualë, personalitete, me të rinj dhe të reja.

Stafi i kualifikuar i KMSH në qendër dhe rrethe, ka merita për arritjet e mira dhe pasurohet herë pas here me kuadro të arsimuar, të cilët i japin zhvillim Komunitetit Mysliman. Ai ka një metodë sistematike për konsolidimin e kapaciteteve të bërthamës kryesore të stafit, përmes pjesëmarrjes në programe trajnimi të vlefshme dhe në programe kualifikimi ‘master’.

Megjithëkëtë, një Komunitet është vërtet bashkëkohor kur mbështetet mbi një infrastrukturë bashkëkohore. Ne përpiqemi të zgjerojmë dhe të plotësojmë mjediset, duke nisur që nga qendra, myftinitë, bibliotekat, informatizimi, e duke mbërritur deri te restaurimi i xhamive, i cili është ndër prioritetet e para të punës sonë.

Në këtë faqe zyrtare do të gjeni informacione rreth fesë islame dhe aktiviteteve të ndryshme në rang myftinie të Republikës së Shqipërisë. Kjo faqe do të plotësojë njohuritë tuaja rreth organizimit të KMSH, strukturave të funksionimit të tij dhe aktualiteteve të ndryshme me karakter fetar islam.

Që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë të arrijë zhvillime të mëtejshme, ne do të vazhdojmë të punojmë me dedikimin që na karakterizon bashkë me qindra mijëra njerëz që janë pjesë e traditës dhe t’u urojmë mirëseardhjen të gjithë atyre që duan të mësojnë më shumë rreth tij. 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBashkesia Islame e Malit te Zi, nenshkruan marreveshje me qeverine
Pas aktiviteteve intensive në fushën e përcaktimit të marrëdhënieve reciproke në mes të Bashkësisë Islame në Mal të Zi dhe të qeverisë malazeze, më 30.01.2012, në Villa Gorica,...

Opinion

article thumbnail21 vjet rilindje e Komunitetit Mysliman te Shqiperise
Me 23 janar 2012, u mbushën plot 21 vjet nga koha kur institucioni zyrtar i Islamit në Shqipëri, Komuniteti Mysliman, mori formë zyrtare dhe nisi misionin e tij në përhapjen e mesazheve të...