Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailMbahet mbledhja e pare e Keshillit Botues te KMSH-se
Në ambientet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mbajt sot mbledhja e parë e Këshillit Botues të KMSH-së.

Aktivitete

article thumbnailPuke, simpozium per netet e medha
Në prag të ardhjes së netëve të mëdha, Myftinia Pukë organizoi simpoziumin “Mirësitë e netëve të mëdha Regaib, Beraet dhe Miraxh”.

Haxhi Ibrahim Kaduku dijetari i tre kontinenteve (1869-1949)

Lista e faqeve
Haxhi Ibrahim Kaduku dijetari i tre kontinenteve (1869-1949)
Faqe 2
Te gjitha faqet

nga Ma. Genti KrujaI dekoruar me urdhërin "Naim Frashëri të Klasit I” me këtë motivacion: "Klerik që iu kushtua tërë jetën çështjes së lartë të edukimit fetar dhe atdhetar të popullit, i devotshmërisë së lartë, i formimit intelektual, mësues dhe edukator i nderuar".

Ibrahim Kaduku djali i dytë i Ismailit, nga pesë djemtë që kishte, ka lindur në Shkodër më 5.08.1869 në një familje të njohur dhe të nderuar qytetare, në një mjedis fisnor me interesa arsimore, profesionale e intelektuale, me vetëdije kombëtare e me pikëpamje përparimtare. Vëllai i madh Haxhi Hafiz Dr. Hasan Kaduku, lindur më 1865,  u diplomua në Stamboll si mjek stomatolog, por me shpalljen e pavarësisë kthehet në Shqipëri dhe është kështu i pari dentist me shkollë në Shqipëri, duke pasur një të veçantë se ai ishte edhe hoxhë, madje hafiz, që mbante xhybe dhe çallmë. Studiuesi Osman Hoxha e përshkruan si njeri madhështor, shtatlartë e shpatullgjerë, me mjekër të bardhë dhe mjaft i pashëm. Në kohën e rrethimit të Shkodrës nga malazezët në vitin 1913, Dr. Hasanin e gjejmë në llogore në detyrën e mbrojtjes së vendit. Ky ndikoi shumë edhe në formimin e vëllait më të vogël, Ibrahimit, e më pas këto të vëllezërve të tjerë.

Haxhi Ibrahim Kaduku me formimin e tij intelektual, bëri që fama e tij të kapërcente kufijtë e Shqipërisë, duke u bërë i njohur në tre kontinente, Evropë, Azi dhe Afrikë. Haxhi Ibrahimi kreu studimet fillimisht në qytetin e lindjes, në Shkodër, duke u evidentuar si nxënës i zellshëm, me prirje të veçanta, sidomos në mësimin e gjuhëve të huaja dhe të lëndëve shoqërore. I ati, i cili ishte tregtar e merrte shpesh në dyqan për ta ndihmuar, por një ditë duke bërë llogaritë e shitjes, sheh se të ardhurat ishin më të pakta nga ato që ishin shitur. Kur e pyet të birin Ibrahimin, ai i përgjigjet, se ia ka shitur më lirë, atyre që ishin në nevojë. Atëherë i ati duke parë shpirtin dhe humanizmin e tij, vendos ta shkëpusë nga dyqani dhe ta dërgojë për studime në Stamboll, në Medresenë dhe Universitetin e famshëm Fatih, për shkencat Islame, studime të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1893. Për rezultatet shembullore, për opinionin pozitiv të formuar në personelin pedagogjik e në drejtuesit e fakultetit, për aftësitë intelektuale që manifestoi gjatë shkollës së lartë, u ndal atje si profesor në universitet dhe u caktua si pedagog i gjuhës osmane dhe arabe. Ky ishte një rast i rrallë në praktikën e universiteteve botërore. Kjo tregonte qartë përgatitjen e tij të thellë në linguistikë dhe teologji. Pas sukseseve në mësimdhënien e këtyre lëndëve, ai u caktua që t’i jepte këto lëndë në Akademinë Ushtarake të kryeqytetit të atëhershëm, në Stamboll.

Haxhi Ibrahimi krahas osmanishtes (turqishtes së vjetër) dhe arabishtes, ai zotëronte edhe gjuhët perëndimore, si frëngjishten dhe italishten. Njohja e gjuhëve perëndimore dhe orientale e bëri atë një personalitet me kulturë të dyfishtë.

Në vitin 1905 kthehet në Shkodër, ku martohet dhe ushtron detyrën e imamit, të mësuesit të Besimit në mejtepe (mektebe) dhe në shkollat shtetërore si në atë Ruzhdije. Kurse në vitet 1913-1914 ishte mësues në shkollën e Parrucës, e cila drejtohej nga personaliteti i kohës, Hafiz Abaz Golemi. Këtu Haxhi Ibrahim Kaduku bëri një punë kolosale për nxitjen e rritjes së numrit të nxënësve, duke komunikuar direkt me popullin, e duke thënë se kjo shkollë duhet ndjekur se i shërben përparimit të vendit, duke bashkuar dijet e fesë me ato të shkencave.

Në këtë veprimtari Haxhi Ibrahimi u radhit në anën e popullit arsimdashës, që vlerësonte shkollën, mësuesin laik e fetar, që dëshiron zhvillim e përparim. Nga viti 1914-1924, për një periudhë afro 10 vjeçare shkoi përsëri në Turqi, ku punoi gjithnjë si profesor në shkollat e larta të përmendura, si për lëndët e gjuhës turke ashtu edhe për lëndët teologjike. Me një punë të kujdesshme autoriteti i rritej gjithnjë e më dukshëm, ai shfaqte përsëri aftësitë e shkencore, pedagogjike, teologjike e metodike.

Në Shkodër flitej, diskutohej dhe kërkohej hapja e një medreseje të re, si një domosdoshmëri për të plotësuar kërkesat e kohës dhe nevojat e të ardhmes. Kjo medrese u hap në vitin shkollor 1925-1926 nga Hafiz Ibrahim Kaduku, i cili qe drejtori i parë. Medreseja e Re ishte vazhdimi i traditës për shkollat e këtij profili në Shkodër, i asaj të lagjes Qafë të Bushatlinjve që në shekull XVIII e pastaj të pasardhëses së saj, të asaj të Pazarit, që u quajt edhe Medreseja e Epërme e që gjithnjë funksiononte.

Medreseja e Re u konceptua, u organizua, u administrua dhe u drejtua si shkollë moderne, me programe, me tekste e mësues shqiptarë. Dokumentacioni i kësaj shkolle qe tepër i rregullt, amzë, regjistra, orar, dëftesa e karakteristika nxënësish. Shkolla pati lokal të përshtatshëm e me orenditë e nevojshme. Kuadri qe i plotë me drejtor, mësues të lëndëve të kulturës së përgjithshme e fetare dhe me mësues kujdestarë. Struktura e vitit shkollor ishte me tremujor. Kjo shkollë punonte me një plan mësimor të studiuar, që përmbani mbi 20 lëndë. Nga analiza e këtij plani mësimor rezulton se lëndët e kulturës së përgjithshme përfshinin shkenca shoqërore. si: këndim, gramatikë, hartim, drejtshkrim, bukurshkrim. histori-gjeografi e logjikë, ndërsa shkencat natyrore, lëndë si: aritmetikë, gjeometri, botanikë, shkencë (kimi, fizikë). Përveç këtyre, në planin mësimor si lëndë fetare mësoheshin, Kur'an, besim e moral dhe si gjuhë të huaja mësoheshin arabishtja e frëngjishtja. Së bashku me këto lëndë në këtë shkollë mësoheshin edhe lëndë të tilla, si: gjimnastika, vizatimi, puna e dorës, muzika e higjiena. Në dëftesat e nxënësve ishte nota edhe për sjellje e zell. Nga dëftesat kuptohet se gjuha arabe mësohej me nënndarje, si lexim c gramatikë. Në aspektin fetar gërshetohej ana teorike me atë praktike në shkollë e në faltore dhe në veprimtari të ndryshme me karakter përkujtimor e festiv.

Ky parashtrim i planit mësimor na lejon të vëmë në dukje se raportet e gruplëndëve ishin të arsyeshme c të rregullta, se nxënësit merrnin kulturë të përgjithshme.

Në veprimtarinë e tij si drejtor shkolle, Haxhi Ibrahimi u ndikua nga teoria pedagogjike e didaktike e njohur c Gazaliut, të cilën ia përshtatën kushteve të shkollës.

Më pas Medreseja e Epërme u bashkua në Medresenë e Re, ku në vitet shkollore 1926-27 deri në fund të vitit shkollor 1928-29, Haxhi Ibrahim Kaduku, qe mësues i lëndëve fetare dhe i gjuhë arabe në Medresenë e Re, ku gjithnjë dha ndihmesën e vet të papërtuar për konsolidimin e shkollës dhe për përgatitjen e duhur të nxënësve.

Më 1929 të gjitha medresetë e qarqeve të Shqipërisë u mbyllën në bazë të vendimit të Kongresit III Mysliman të Shqipërisë, ku në Statutin e miratuar në këtë kongres, në kreun X,  në nenet 55-57 thuhej se "do të ketë një institut në qendrën e Komunitetit me emër "Medrese e Përgjithshme" (në Tiranë), e cila përfshin kategoritë e mësimeve fillore e të mesme... Medresetë e qarqeve suprimohen dhe vakfet e tyne bahen t'ardhuna të Komunitetit".

Pas kësaj Haxhi Ibrahimi emërohet me dekret të Kryesisë të Këshillit të Naltë të Sheriatit myfti në Kavajë. Myftiu i përgjithshëm në dekretin në fjalë shprehej: "Pres prej Z. s'Uej besnikri dhe zell në detyrë, shërbime të drejta, me ndërgjegje të pastër fetare e kombëtare për xhemaati Islamijen në Shqypni'". Në këtë detyrë të rëndësishme ai punoi derisa vdiq. Ndërkohë, në këtë funksion punoi edhe në Vlorë. Për një periudhë gati 20-vjeçare ai u shqua si drejtues, si organizator, si teolog, si propagandist, si studiues, si përkthyes e si punonjës shkencor, krahas detyrës si myfti.

Në rreth është Haxhi Ibrahim Kaduku kurse i pari majtas është Haxhi Sulejman Gavoçi

Në radhë të parë ai u mor me plotësimin e organikave të imamëve e të myezinëve, me caktimin e nëpunësve, me inventarizimin e pasurisë së Vakufıt, me administrimin e mirë të buxhetit, me thirrjen e popullit për të kryer ritet fetare e për të zbatuar detyrimet bazë të fesë, me caktimin e mësuesve të besimit për nxënësit e shkollave fillore shtetërore, në realizimin e bursave etj. Me përkushtimin që e karakterizonte, ai shpejt e përmirësoi gjendjen, xhamitë tërhiqnin gjithnjë e më shumë besimtarë. Ai u bë shumë popullor me predikimet e tij ditët e xhuma e me rastin e festave. Duke njohur mirë psikologjinë e popullit, duke qenë një teolog i përgatitur, duke pasur një horizont të gjerë kulturor, e duke pasur përvojë në komunikimin me njerëzit, trajtonte tema interesante të ditës, shqetësuese, për të cilat njerëzit bënin pyetje e kërkonin përgjigje. Haxhi Ibrahimi punonte me popullin tema të si: "Shtyllat e besimit", "E mira dhe e keqja", "Dituria e injoranca", "Fjala dhe vepra", "Prindërit dhe fëmijët", "Veset dhe virtytet", "Feja dhe ateizmi", "Liria dhe robëria", etj. Këto tema me karakter të përhershëm e të përjetshëm, mbushnin boshllëkun edukimin shpirtëror të masave. Bisedat me popullin e rininë Haxhi Ibrahimi i bënte tërheqëse, me material të bollshëm, me citime Kur'ani e hadithe profetike, me fakte të ilustruara nga jeta e përditshme, me një metodikë të qartë, në formë tregimi, të cilat bënin shumë efekt tek dëgjuesit.



 

Lajme nga Bota

article thumbnailAustri, vendoset gurthemeli per xhamine e pare ne Grac
Kanë filluar punimet për ndërtimin e Xhamisë dhe Qendrës Kulturore Islame në Grac të Austrisë. Ashtu siç dhe ishte lajmëruar më 12 Maj është hedhur gurthemeli i xhamisë së parë në...

Opinion

article thumbnailInkurajimi i dimensionit shpirteror ne shkencat humane
E nderuar Kryetare e Parlamentit Znj. Jozefina Topalli I nderuar Rektor i Universitetit Hëna e Plotë – BEDËR z. Ferdinand Gjana Të nderuar përfaqësues të trupit Diplomatik të akreditur...