Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailMbahet mbledhja e pare e Keshillit Botues te KMSH-se
Në ambientet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mbajt sot mbledhja e parë e Këshillit Botues të KMSH-së.

Aktivitete

article thumbnailPuke, simpozium per netet e medha
Në prag të ardhjes së netëve të mëdha, Myftinia Pukë organizoi simpoziumin “Mirësitë e netëve të mëdha Regaib, Beraet dhe Miraxh”.

Kontributi i Hafiz Ali Korces ne reformimin e medreseve dhe arsimit Islam

Shekulli i fundit i Perandorise Osmane  ishte i mbushur me sfida të mëdha të cilat ishin kryesisht ne fushat politike dhe ekonomike. Mirepo kjo gje reflektonte ne te gjitha fushat dhe shtresat shoqerore. Njera nga keto fusha ishte dhe fusha e arsimit fetar ne te gjithe perandorine. Mejtepet dhe medresete tanime nuk po luanin rolin qe kishin luajtur dikur, ku nxirrnin kuadro te zote si ne fushen fetare ashtu edhe ne ate shkencore dhe shoqerore. Nder shkaqet me kryesore qe çoi ne renien e ketyre medreseve ishte mosreformimi i procesit arsimor sipas nevojave te vendit dhe kohes, si dhe metodat e vjetra dhe jo te pershtatshme te mesimdhenies dhe edukimit fetar.

Ne te kaluaren keto medrese krahes arsimimit fetar zhvillonin edhe mesimdhenie te lendeve shkencore. Kjo bente qe shume nxenes te zgjuar te zgjidhnin kete shkolla dhe krahas hoxhallareve te dilnin edhe shkencare te mirfillte. Ndersa tani me heqjen e ketyre lendeve nga programi mesimor beri qe te binte interesimi per keto medrese. Si rezultat shume nxenes te zgjuar zgjidhnin shkollat moderne ku mungonte arsimimi fetar. Ky fenomen beri qe te bije suksesi i ketyre shkollave dhe mos kryerjen e funksionit qe kishin persiper.

Rritur dhe arsimuar ne keto kushte, Hafiz Ali Korca i kishte konstaktuar keto probleme qe lartpermendem dhe ishte menduar te gjeje nje zgjidhje te ketij problemi. Njera nder pikat e dobeta qe H.Ali Korca ngulmonte me shume ishte mesimdhenia dhe metodat e mesimit te gjuhes arabe. Kjo gjuhe per shekuj kishte qene gjuha e qyteterimit dhe urelidhja midis popujve myslimane. Keshu qe çelsi per te arritur thesaret klasike te qyteterimit Islam ishte gjuha arabe. Mırepo medresete te cilat kishin per detyre te mesonin keto gjuhe studenteve te rinj, nuk po e kryenin si duhet funksionin. Sipas H.Ali Korçes arsyeja kryesore ishte metoda e gabuar e mesimdhenies se gjuhes arabe. Megjithe kohezgjatjen prej dhjet vjetesh, perseri nxenesit qe maturoheshin nga keto medrese nuk arrinin te pervetesonin gjuhen arabe. Kjo gje reflektonte edhe ne shkencat e tjera Islame, sepse librat klasike ishin ne kete gjihe. Keshtu qe myslimanet ne asnje fushe nuk po perparonin.

Ne kohen kur myslimanet ishin triumfante ne fushen politike dhe ekonomike, ishin per arsye se kishin medreste me te perparauara te kohes. Keto medrese krahes shkencave fetare, zhvillonin edhe mesimin e lendeve shkencore dhe shoqerore. Shembull kemi historine kur ne kohen e Abbasive ne Bagdat ndodheshin medresete Nizamijje dhe ne Endulus (Spanje) me ane te ketyre medreseve myslimanet edukuan edhe shume te krishtere dhe çifute. Ndersa ne kete kohe me degjenerimin dhe renien e ketyre medreseve nuk po binte vetem perandoria e myslimaneve, por edhe qyteterimi Islam bashke me fene. Siç thekson edhe vete H.Ali Korca feja mbahet vetem me dituri. Ndersa padituri nuk mund te behet asgje edhe Zoti diturin e quan ngjallje dhe injorancen vdekje. Per arsye te paditurise dhe injorances shume vende dhe mbreteri myslimane kane rene nen zgjedhen e jomyslimaneve. Dituria sjell zotesi ndersa injoranca sjell roberi. Po te mos ishte keshtu si do te ishte e mundur qe myslimanet kur ishin te pakte ne numer por duke pasur diturine sunduan boten dhe tani e anasjellta. Vendet kolonizatore megjithese ne te patken ne numer arrine te mbajne shume koloni ku midis tyre ka edhe vende myslimane.

Siç e theksuam kete ceshtje H.Ali Korca e quan çeshtje ontologjike per myslimanet, si ne bote ashtu edhe ne Shqiperi. Ne qofte se duam te jetojme si myslimane dhe te mbajme fene e Hz. Muhammedit (a.s) medoemos duhet te riperterijme dhe reformojme arsimin ne medresete ekzistuese. Keshtu qe te mundim te nxjerrim dijetare si Fahruddin Razi, Ibn Sina, Sujuti, Gelenbeviu, Molla Fenari, Hoxha Tahsini etj. Ne te kundert feja ne Shqiperi nuk do te mbahet dhe se shpejti neve do te na thote (Elveda) “Lamtumire”.

Keto pikpamje dhe mendime H.Ali Korça i pati shprehur ne kongresin e Dibres, kur midis 5 pikave qe i kishte propozuar komisjonit, pika e pare dhe e dyte ishte per mesimdhenien e gjuhes shqipe neper shkolla dhe permiresimin e programit mesimor neper medresete e vendit. Keto pika komisjoni i pati pranuar me kenaqesi. Me pas H.Ali Korça kishte dhene edhe shume artikuj neper gazetat turke qe dilnin ne Stamboll ate kohe lidhur me permiresimin e programit mesimor ne te gjithe perandorine, mirepo fatkeqesisht askush nuk ja vuri veshin. Ne kete periudhe perandoria po perjetonte momente te veshtira te shoqeruara me dekadenca dhe humbje territoriale, keshtu qe nuk ishin ne gjendje te mendonin shume lidhur me kete problem, edhe pse ishte problem ontologjik per ta.

Disa vite me pas kur ne shqiperi ndodhi princ Vidi, H. Ali Korça u emerua si drejtor i Drejtorise Arsimore per disa rrethe u mundua te cetle nje medrese me pikpamje dhe program te till mirepo konservatoret fetare e penguan sepse nuk perputhej me metoden e tyre mesimore. Gjate luftes se Pare boterore kur shqiperia ishte e pushtuar nga Austro-Hungaria, H.Ali Korça emerohet Anetar i Keshillit te Larte te Sheriatit dhe i Besueshmi i Fetvave nga perfaqesuesi i Ministrise se Jashtme te Austro-Hungarise August Krali. Kete detyre ai e zhvillonte ne Shkoder dhe perveç kesaj kishte edhe detyren e anetarit te Komisionit te Gjuhes bashke me Ndre Mjeden dhe disa figurave te tjera. Keto mendime H. Ali Korça ja shpalos popullit te Shkoderes dhe gjen mbeshtetje. Per kete blihet toka dhe mblidhen 1000 korona nga 2000 qe ishin planifikuar. Mirepo nga disfata e Austro-Hungarise dhe koha e luftes koronat e mbledhura u dogjen ne banke.

Pas luftes administrata u zhvendos ne Tirane dhe H.Ali Korça vazhdoj ta mbaje detyren e Anetarit te Keshillit te Larte te Sheriatit. Gjate nje asambleje qe organizohet H. Ali Korça perseri parashtron nevojen dhe domosdoshmerine per hapjen e nje medreseje. Fatmiresisht kesaj radhe ai gjen perkrahjen e disa shokeve anetar te Keshillit si Qamil Bala, Shejh Karbunara dhe Salih Vuçiterni. Ne kete menyre meret vendimi per hapjen e Medreses se Tiranes, ku Qamil Bala emerohet drejtor dhe H. Ali Korça ngarkohet me detyren e mesimit te gjuhes arabe. Keshtu H. Ali Korça per mesimin e gjuhes arabe sjell disa libra nga Berlini te shkruara me metoden Berliç dhe me ndihmen e disa librave te tjere si “Mufassal” te Zemahsherihut, “Shafije” dhe “Kafije” te Ibn Haxhibit pregatit librin “Çelesi i Librit Shqip-Arebisht”. Metoda Berliç ishte nje metode qe bazohej vetem ne praktiken e gjuhes dhe e mbushur me shembuj nga gjuha e perditshme si dhe pjese leximi. Ne kete metode Gramatika nuk kishte vend. Ndersa ne librin qe pregatiti H.Ali Korça megjithese pjesen me te madhe e ze praktika a i ka vene edhe gramatiken por jo me doza te larta si ne metoden e vjeter. Metoda e vjeter si primare kishte gramatiken, ndersa shembujt praktike ishin ne doza te paketa. H. Ali Korça metoden e tij e formoi midis ketyre dy metodave.

Ne hyrje te librit “Çelesi i Librit Shqip-Arebisht” H.Ali Korça, krahas keshillave per mesimdhenien nga mesuesi i lendes, flet dhe per metoden e tij  te mesimit te gjuhes arabe. Duke krahesuar metoden e vjeter te mesimdhenies se gjuhes arabe me metoden e re ai nxjerr ne pah anet pozitive dhe avantazhet e kesaj metode. Shkurtimisht ai shprehet se metoda e vjeter ngaqe ishte bazuar me shume mbi mesimin e gramatikes sesa gjuhes,kjo gje shkaktonte uljen e rendimentit te mesimit si dhe ineresit te nxenesve. Keshtu qe edhe pas nje kohe relativisht te gjate prej 10 vjetesh mesim, nxenesit e maturuar ende nuk arinin te mesonin gjuhen ne nje nivel te mjaftueshem. Ndersa me metoden e re nxenesit mund te arinin te mesonin gjuhen arabe brenda 2 vjetesh dhe me nje rendiment te shkelqyer.

H.Ali Korca metoden e tij te mesimit te gjuhes arabe e quan “Metoda Qiellore” ose “Metoda e Natyres Foshnjore”. E para bazohet ne ayetin Kur’anor “Dhe Zoti ia mesoi Ademit te gjithe emrat”(Kur’an 2:31). Domethene mesimi i gjuhes fillon nga emrat dhe jo nga gramatika siç bente sistemi i vjeter. Ndersa e dyta bazohet ne mesimin e gjuhes te cilat nenat ja mesojne femijeve te vegjel kur ata pyesin “Ç’fare eshte kjo?”. Pra, femijet e vegjel mesimin e gjuhes nuk e fillojne nga gramatika por praktika dhe mesimi i fjaleve. Siç e thekson dhe vet H.Ali Korca, gjuha pjell gramatiken, dhe jo gramatika gjuhen.

H. Ali Korça do ta vertetoje me sukses, se kjo metode ishte me e pershtateshme per  mesimin e gjuhes arabe. Nxenesit e tij brenda 2 vjetesh do te mesojne te shkruajne dhe lexojne me lehtesi gjuhen arabe. H. Ali Korça krahas gjuhes arabe i jep te lexojne edhe Isaguxhine (liber llogjike, Mantık) si dhe Tefsirin e Xhuzit Amme te autoreve Xhemaleddin Afgani dhe Muhammed Abduh. Disa nga keta nxenes do te shkojne dhe jashte shtetit per studimet e larta ne Egjipt.

Ne kete menyre H.Ali Korca i kthehet konservatoreve  te cilet ngulmonin ne metoden e tyre te vjeter se metoda e tyre nuk ishte e zbritur nga qielli dhe duke pare rezultatet e kesaj metode te re duhet ta pranonin ate. Perndryshe feja ne Shqiperi do te dobesohej dhe nuk do te dilnin kuadro te rinj hoxhallaresh per te mesuar fene. H.Ali Korca thekson se me pare ne vendin tone ka pasur me shume se 200 hoxhallare ndersa tani kan ngelur vetem 20 te tille (behet fjale per vitet 30-40). Nese nuk mendohet per te ardhmen dhe punohet per nxjerrjen e kuadrove te rinj dhe modernizimin e medreseve atehere feja nuk e ka te gjate jeten ne Shqiperi. Se shpejti ajo do te na thote “Lamtumire”.

H.Ali Korca gjithashtu mundohet qe kjo medrese te njihet ne nivelin e nje shkolle te mesme, mirepo shteti i atehereshem nuk ja vuri veshin. Nga ana tjeter nga reformat e bera ne kuadrot fetare nuk gjeti mbeshtetje dhe keshtu H. Ali Korça nuk arriti te realizoje planet dhe endrrat e tij per kete vend. Ne vend te kesaj enderre realizohet endrra ose mankthi komunist te cilen H.Ali Korça kishte shkruar me pare ne librin “Bolshevizma a Çkaterrimi i Njerezimit”. Ai bile e quan te panevojshme te shkruaj endrren e 8-te krahas “Shtat enderrat e Shqiperise” sepse te gjithe e dime.

Si perfundim mund te themi qe H. Ali Korça nuk u kuptua si duhet nga bashkekohesit si dhe nuk ju vu veshi per arsye te ndryshme. Megjithese perpjekjet e shumta te H.Ali Korçes per te mbajtur te gjalle fene ne Shqiperi, ne librat dhe veprat e tij nuk gjeti mbeshtetjen e duhur dhe si rezultat jeta fetare ne Shqiperi dalengadale do te humbte mbeshtetjen e saj intelektuale. Keshtu qe komunizmi do ta kishte me te lehte te vazhdonte procesin e tij antifetar ne vend. Kete do ta kurorezonte me ndalimin e fese si dhe mbylljen dhe prishjen e shume xhamive dhe kishave.

 

(Shënim: Megjithese nuk jane perdorur dipnota per ata qe jane te interesuar te dijne burimin dhe literaturen e shfrytezuar mund te shikojne ne librat: Ismail Ahmeti, Hafiz Ali Korça – Jeta dhe Vepra; H. Ali Korça, Shtat endrrat e Shqiperise, Çelesi i Librit Shqip-Arebisht dhe Rubaijjati a Katroret e Umer Khajjamit te gjitha ne kompletin e veprave te H. Ali Korçes botuar nga shtepia botuese Logos-A, Shkup-2006)

 

Ledian Cikalleshi

Teolog, Mësues në Medresenë “H. Ali Korça”, Kavajë

 

Lajme nga Bota

article thumbnailAustri, vendoset gurthemeli per xhamine e pare ne Grac
Kanë filluar punimet për ndërtimin e Xhamisë dhe Qendrës Kulturore Islame në Grac të Austrisë. Ashtu siç dhe ishte lajmëruar më 12 Maj është hedhur gurthemeli i xhamisë së parë në...

Opinion

article thumbnailInkurajimi i dimensionit shpirteror ne shkencat humane
E nderuar Kryetare e Parlamentit Znj. Jozefina Topalli I nderuar Rektor i Universitetit Hëna e Plotë – BEDËR z. Ferdinand Gjana Të nderuar përfaqësues të trupit Diplomatik të akreditur...