Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailMbahet mbledhja e pare e Keshillit Botues te KMSH-se
Në ambientet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mbajt sot mbledhja e parë e Këshillit Botues të KMSH-së.

Aktivitete

article thumbnailPuke, simpozium per netet e medha
Në prag të ardhjes së netëve të mëdha, Myftinia Pukë organizoi simpoziumin “Mirësitë e netëve të mëdha Regaib, Beraet dhe Miraxh”.

DRITA ISLAME, kjo drite e pashuar

Haxhi-Selim-Muca

Të dashur vëllezër dhe motra besimtare!

Të nderuar lexues dhe dashamirës të dijes!

Duke iu drejtuar të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, lutem që mirësitë e Tij të pafundme të jenë për gjithsecilin prej jush, vendin e kombin tonë.

Në rrugëtimin tonë të gjatë drejt Providencës Hyjnore, për çdo hap që hedhim përgjatë kësaj rruge të ndritur, ajo që na prin dhe na jep shpresë dhe siguri në këtë udhë ka qenë dhe mbetet fuqia që buron nga dija. Kjo dituri është ajo që bën të mundur orientimin tonë, e që kur mbështetet në Revelatën Hyjnore, përmasat që merr i kapërcejnë kufijtë e tokës dhe të qiejve.

Madhështia e kësaj porte që hap rrugën për të dy jetët, nis me të madhërishmen fjalë nga Libri i Urtësisë Hyjnore: “Lexo me emrin e Zotit tënd i cili krijoi gjithçka” (Alak, 1).

Lexo që të mund të hedhësh hapat drejt afrisë me Krijuesin; lexo që të mund të njohësh botën ku ke qenë, botën ku je, botën ku do të jesh; lexo që të mund të njohësh vetveten, që të mund të njohësh materien dhe shpirtëroren, njerëzoren dhe Hyjnoren; lexo që të mund të hedhësh vështrimin përtej largësive të njerëzores; lexo që të mund të arrish kënaqësinë e shpresës se tek Ai je i pranuar.

Nën harkun e portës së dijes, plejada të tëra dijetarësh, mendimtarësh, të përkushtuarish në dituri, do të linin për gjeneratat pasardhëse pikërisht këtë amanet me kaq vlera, amanetin e përcjelljes së diturisë, kësaj frymëmarrjeje jetësore për njerëzimin.

Ishte po kjo porosi që la para dy dekadash “Pishtari i ringjalljes së vlerave të Islamit” në Shqipëri, Hirësia e tij H.H. Sabri Koçi, Kryetari i parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë pas viteve 1990. Ai përgëzoi në atë kohë ardhjen në dritë të medias myslimane “Drita Islame” me urimin: ”Mirë se na erdhe, o Drita Islame që për gjysmë shekulli mjegulla dhe retë e kohës penguan rrezet tuaja që të shihnin qartë jetën tonë e të na ndriçonin shpirtrat” (Drita Islame, Nr:1, 10 janar 1992).

Urimi për gazetën “Drita Islame” ishte njëherazi edhe përcjellja e vazhdimësisë së amanetit të diturisë që vinte nga simotrat e kësaj luleje të kopshtit të dijes së myslimanëve në Shqipëri, pararendëset e saj “Kultura Islame” e revista akademike “Zani i Naltë”, që kishin marrë jetë që në fillimet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Ndërsa duke ardhur në ditët e sotme pas dy dekadash “Drita Islame” hap një tjetër vizion, një tjetër këndvështrim, një tjetër dritare të re të mendimit të myslimanëve të këtij vendi por jo vetëm, një tjetër hap në kupolën e bashkëveprimit dhe të harmonizimit të shërbimit që duhet t’i japim këtij vendi të mrekullueshëm, këtij populli fisnik dhe këtyre njerëzve të dashur.

Asnjëherë më shumë se sa sot njerëzimi nuk e ka patur kaq të domosdoshme dhe jetësore “përuljen” para dijes, përkushtimin ndaj saj dhe pritjen e ethshme nga ajo çka vjen prej saj.

Në Fjalën e Fundit të ardhur nga Allahu i Lartësuar për njerëzimin dëshmohet edhe njëherë vërtetësia, fuqia, vlera e paçmuar e diturisë se: “A janë të barabartë ata që dinë, zotëruesit e dijes, dhe ata që nuk dinë, që nuk janë zotërues të dijes?” (Zumer, 9)

Ndërkohë që mendimtari i ushqyer me Urtësinë Hyjnore, Mëshira e Botëve, i Dërguari i Fundit i të dy shoqërive, me ëmbëlsinë më shumë se prindërore, me këshillën më të urtë sesa vetë urtësia, me dashamirësinë që e veçon nga çdo i Dërguar tjetër do të përcillte në rrjedhën e shekujve për gjithë njerëzimin; “Ose bëhu dijetar, njeri i dijes, ose ec në rrugën për të mësuar dije, ose shko në rrugën e sakrificës për dije, ose bëhu dashamir i botës dhe njerëzve të dijes…” (Hz. Muhamed a.s.)

”Drita Islame” e pas dy dekadave, përkon njëherazi edhe me vit-shekullin e ngritjes së shtetit shqiptar, Pavarësisë së Shqipërisë, pavarësi për të cilën në rreshtat e parë gjendeshin edhe mendimtarët, dijetarët myslimanë të kohës si: H.Vehbi Dibra, Ferit Vokopola etj, me vizion të qartë për të atëhershmen dhe të ardhmen e kombit tonë. Kjo dritë, që i ka fillimet në themelet e asaj kohe do të jetë “Drita Islame”, drita kombëtare, drita e diturisë, drita e dijes, drita e kthjelltësisë së mendjes dhe gjykimit, drita e edukimit dhe arsimimit, drita e shërbimit me aq devocion e çiltërsi, drita që do të lindë në horizontet e të nesërmes, e të ardhmes më të ndritshme, më të begatë, jo vetëm për besimtarët e qytetarët fisnikë të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, të Malit të Zi, edhe të atyre që gjenden në Evropë, Amerikë e kudo.

Përcjell në emrin e tim personal dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë urimet e përzemërta që kjo dritë e pashuar “Drita Islame” të jetë rrezja e diellit që vjen nga Drita e Përjetshme, dritë mbi çdo dritë; që ndriçon zemrat, shpirtrat, mendjet, gjykimet, arsyetimet dhe hapat që hedh çdokush nga ne drejt të nesërmes; që ndriçon shtëpitë, fshatrat dhe qytetet, atdheun tonë aq të dashur e kombin tonë të shtrenjtë.

Kjo dritë dhe rrugëtimi i saj që nis në këtë kohë jubilare të shekullit tonë të shtetit qoftë i pafund në këtë botë.

Kjo dritë dhe rrugëtimi i saj qofshin si flatrat engjëllore që përplasen pareshtur drejt përjetësisë.

Kjo dritë dhe rrugëtimi i saj qoftë sihariqi i madh për çdo zemër e çdo shpirt që dëshiron, lutet dhe përkushtohet ndaj të tjerëve për të ardhmen e pafundme.

Allahu Fuqiplotë, Mëshirues, i dhëntë krahë rrugëtimit të kësaj drite, këtij rrezatimi.

Ai e begatoftë vendin, njerëzit dhe atdheun ku nisi rrugëtimin “DRITA ISLAME”!

 

Lajme nga Bota

article thumbnailAustri, vendoset gurthemeli per xhamine e pare ne Grac
Kanë filluar punimet për ndërtimin e Xhamisë dhe Qendrës Kulturore Islame në Grac të Austrisë. Ashtu siç dhe ishte lajmëruar më 12 Maj është hedhur gurthemeli i xhamisë së parë në...

Opinion

article thumbnailInkurajimi i dimensionit shpirteror ne shkencat humane
E nderuar Kryetare e Parlamentit Znj. Jozefina Topalli I nderuar Rektor i Universitetit Hëna e Plotë – BEDËR z. Ferdinand Gjana Të nderuar përfaqësues të trupit Diplomatik të akreditur...