Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailMbahet mbledhja e pare e Keshillit Botues te KMSH-se
Në ambientet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mbajt sot mbledhja e parë e Këshillit Botues të KMSH-së.

Aktivitete

article thumbnailPuke, simpozium per netet e medha
Në prag të ardhjes së netëve të mëdha, Myftinia Pukë organizoi simpoziumin “Mirësitë e netëve të mëdha Regaib, Beraet dhe Miraxh”.

Kryetari Muca pershendet pedagoget dhe studentet e Universitetit Beder

I nderuar zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës!

Të nderuar miq e të ftuar!

Të nderuar prindër dhe studentë!

Të nderuar pedagogë të Universitetit Bedër!


Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kam nderin dhe kënaqësinë e papërshkrueshme, t’ju përshëndes ju në këtë ditë historike, jo vetëm për vendin tonë, por edhe për mbarë hapësirën rajonale, e pse jo dhe më gjerë.

Ne sot finalizojmë hapjen e Universitetit Bedër, duke çelur  kështu dyert e dijes për studentët e 2 fakulteteve dhe 5 departamenteve të ndryshme, të cilët vijnë nga disa shtete të rajonit dhe të botës me një staf të kualifikuar akademik shqiptar dhe të huaj. Kjo bën që kjo vatër diturie dhe edukimi, që në hapat e parë të saj, të jetë një universitet me përmasa ndërkombëtare, i cili do të rrezatojë gjithnjë vetëm dije, mësim, prosperitet dhe zhvillim, duke i dhënë një vlerë ndryshe dhe plot ngjyrë shoqërisë sonë dhe botës që globalizohet çdo ditë e më tepër.

Universiteti Bedër, do të jetë me të vërtetë si Hëna e Plotë, që ndriçon me dritën dhe nurin e saj, duke i dhënë një rrezatim dhe vlerë të veçantë të gjithë atyre gurëve të çmuar të fshehur, duke i punuar ato me mjetet më moderne të teknologjisë dhe kohës, për t’i ekspozuar më pas si një pasuri e të gjithë shoqërisë së përbashkët njerëzore.

Studentët që fillojnë leksionet sot dhe do të diplomohen pas disa vitesh, nga të cilët shumë prej tyre me siguri do të kualifikohen në master dhe doktoraturë, do të ndihen gjithmonë me fat dhe të privilegjuar, që do të jenë brezi i parë i këtyre gurëve rrezatues të ndriçuar nga Hëna e Plotë Bedër. Ata së bashku me stafin e mrekullueshëm akademik me në krye rektorin z. Gjana, do të jenë krenarë që janë gurët e parë të këtij mozaiku të mrekullueshëm që fillon dhe ndërtohet sot.

Për të gjithë punën e bërë gjatë këtij viti për të ardhur në këtë ditë të shënuar të arsimit tonë, unë dua të falënderoj Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për të gjithë ndihmën dhe kontributin e saj, si dhe Fondacionin SEMA, i cili duke qenë sponsori kryesor i Universitetit, ka bërë të mundur sjelljen e infrastrukturës më moderne në mësimdhënien e shkollave tona në Shqipëri.

Unë edhe një herë ju përshëndes, duke lutur të Madhin Zot, që t’ju japë sukses dhe mbarësi në rrugën e gjatë të diturisë.

Udhë të mbarë në botën e dijes dhe të dritës që del prej saj.


Zoti ju ndihmoftë.


Ju faleminderit!

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailAustri, vendoset gurthemeli per xhamine e pare ne Grac
Kanë filluar punimet për ndërtimin e Xhamisë dhe Qendrës Kulturore Islame në Grac të Austrisë. Ashtu siç dhe ishte lajmëruar më 12 Maj është hedhur gurthemeli i xhamisë së parë në...

Opinion

article thumbnailInkurajimi i dimensionit shpirteror ne shkencat humane
E nderuar Kryetare e Parlamentit Znj. Jozefina Topalli I nderuar Rektor i Universitetit Hëna e Plotë – BEDËR z. Ferdinand Gjana Të nderuar përfaqësues të trupit Diplomatik të akreditur...