Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailMbahet mbledhja e pare e Keshillit Botues te KMSH-se
Në ambientet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mbajt sot mbledhja e parë e Këshillit Botues të KMSH-së.

Aktivitete

article thumbnailPuke, simpozium per netet e medha
Në prag të ardhjes së netëve të mëdha, Myftinia Pukë organizoi simpoziumin “Mirësitë e netëve të mëdha Regaib, Beraet dhe Miraxh”.

Interviste me Rektorin e Universitetit Beder, Dr. Ferdinand Gjana

Shqipëria, potencial për qendër rajonale akademike-arsimore

Universiteti më i ri, BEDËR, hyn në treg, duke synuar të konkurrojë me cilësinë dhe zbatimin e praktikave të përgjegjshmërisë sociale

Një universitet i  ri  privat hyn në treg. I themeluar me vendimin e Këshillit të Ministrave me datë 6 prill 2011, Universiteti Bedër ka në fokus të veçantë Shkencat Sociale duke përfshirë ato të komunikimit, juridike, filologjike, të edukimit dhe krahas tyre i vetmi universitet që ka në strukturën e tij departamentin e Shkencave Islame.

 

Z. Gjana, jeni rektor i universitetit më të ri që është futur në tregun e arsimit të lartë privat në Shqipëri. Çfarë është Universiteti BEDËR dhe cilat janë synimet e tij?

Universiteti Bedër synon së pari të japë një kontribut të madh në avancimin e cilësisë së arsimit në përgjithësi dhe të atij të lartë në veçanti. Me një staf të një profili ndërkombëtar, me një përvojë të madhe si në mësimdhënie ashtu edhe në kërkimin shkencor, Universiteti Bedër synon jo vetëm në një mësimdhënie të cilësisë së lartë, por gjithashtu ti japë përparësi të veçantë zhvillimit të shkencës dhe sidomos asaj të fushave sociale duke prurë një dimension të ri të dinamikave në këto shkenca.

Universiteti Bedër synon të jetë një aktor i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën akademike duke kontribuar me propozime konkrete dhe realizimin e zgjidhjeve të problematikave të ndryshme sociale dhe kulturore si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

 

Numri i universiteteve private gjatë viteve të fundit është shtuar ndjeshëm dhe konsiderohet si tepër i lartë për një treg si Shqipëria. Pse ju e patë me interes hapjen e një universiteti pikërisht tani?

Themelimi i universiteteve private është kritikuar shumë nga opinioni publik ku kryesisht përmendet pakënaqësia në cilësinë e tyre, konsolidimin institucional, sistemin dhe mënyrën menaxheriale, etj. Unë personalisht, hapjen e universiteteve private e konsideroj si një hap shumë të rëndësishëm përpara për zhvillimin e arsimin e lartë.

Kjo për disa arsye:

-E para është se universitetet private i kanë munguar Shqipërisë, gjë e cila ka sjellë një pasivitet në zhvillimin dhe rritjen e cilësisë edhe të universiteteve publike në vite. Mungesa e institucioneve private të arsimit të lartë ka privuar nga njëra anë investitorët që të mbështesin këtë sektor, por gjithashtu ka privuar studentët të cilët duke mos qenë të kënaqur me universitetet publike kanë parë si rrugë të vetme studimin jashtë vendit, i cili ka një kosto ekonomike shumë të lartë, por krahas saj edhe vështirësi të tjera.

-Një pikë tjetër e rëndësishme është se vendi ynë, Shqipëria, ka shumë avantazhe të cilat e bëjnë shumë të favorshëm për tu bërë një qendër akademike-arsimore duke thithur studentë nga i gjithë rajoni. Kapacitetet intelektuale dhe akademike, distancat relativisht të shkurtër me Prishtinën, Shkupin dhe Podgoricën, klima mesdhetare si dhe kostoja e jetesës e përballueshme në krahasim me vendet e tjera janë disa nga shkaqet tërheqëse që do të kishte një student që të vinte për të studiuar në Tiranë.

-Por megjithatë nuk duhet harruar që si çdo sektor i ri, i sapo nisur në një treg, edhe institucionet e arsimit të lartë privat mund të themi që kanë nevojë për një kohë të caktuar ata të arrijnë konsolidimin dhe cilësinë e standardeve të larta për të konkurruar jo vetëm në nivel kombëtar por edhe në atë ndërkombëtar.

 

Si mendoni se do të konkurroni një treg që tashmë numëron një numër të konsiderueshëm aktorësh? Cilat janë përparësitë e BEDËR në krahasim me universitet e tjera private?

Kryefjala jonë në arsim do të jetë cilësia. Një cilësi e mbështetur në përvojë, profesionalizëm duke vlerësuar individin dhe shoqërinë. Një cilësi e mbështetur në një staf akademik ndërkombëtar, infrastrukturë moderne dhe student të përzgjedhur. Një cilësi e bazuar në vlerat njerëzore universale të pranuar nga të feja islame dhe të gjitha fetë e tjera monoteiste. Universiteti Bedër është një institucion në qendrën të të cilit zë vend studenti dhe shoqëria dhe duke qenë kështu ne mendojmë se brenda një kohe të shkurtër do të arrijmë të jemi në krye të listave si një nga universitetet më të mirë jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe në jashtë saj.

 

Në fushatën tuaj të re promovuese, keni dalë me sloganin “Në emër të vlerave”. A mund të thoni diçka më tepër në këtë drejtim?

Aktualisht e gjithë bota po jeton ditë të vështira. Ditë të mbushura me kriza në forma të ndryshme; ekonomike, kulturore, etnike, politike, etj. Të gjithë këto kriza në thelb përmbajnë largimin e individit nga vlerat dhe zhvillimit e egoizmit të tij çdo ditë e më shumë. Individët që mendojnë vetëm për veten, formojnë një shoqëri që mendon vetëm për vete. Dhe nga këto shoqëri nuk mund të priten tjetër veçse probleme dhe kriza të formave të ndryshme. Këto ndjenja dhe mënyrë jetese po i çon shoqëritë çdo ditë e me shumë ne thellimit e këtyre krizave të cilat janë prezentë në të gjithë botën.

Me sloganin në emër të vlerave universiteti synon promovimin dhe rigjallërimin e vlerave njerëzore dhe te kulturës qytetare shqiptare gjë për te cilën e kanë nevojë shoqëritë në të gjithë botën.

 

Z. Gjana, pse një kandidat për universiteti mund të zgjedhë për tu arsimuar universitetin BEDER?

Mendoj se kësaj pyetje i dhashë përgjigje pak më lart, megjithatë dua të fokusohem në disa elementë që i adresohen direkt kandidatëve për universitet. Universiteti BEDER megjithëse në hapat e parë të tij, ofron një ambient akademik të një niveli të lartë. Ne, brenda një kohë shumë të shkurtër kemi kryer një investim mjaft të madh, duke ofruar jo vetëm kushte moderne për sa i përket infrastrukturës së universitetit, por edhe formimin e një ekipi akademik që garanton cilësi për studentët e rinj. Universiteti BEDËR, në kuadër të strategjisë për mbështetjen e studentëve me performancë të lartë në maturën Shtetërore, ka përcaktuar një politikë të qartë për bursat e Studimit. Për ta bërë më të qartë për të gjithë studentët dhe prindërit që na lexojnë do të thosha se, Universiteti BEDER do të ofrojë bursë të plotë studimi për të gjithë ata studentë që kanë arritur një rezultat prej 6000 pikësh e lart. Po kështu maturantët, që kanë grumbulluar një 5500 deri në 5999 dhe 5000-5499 pikë, do të kenë mundësi të studiojnë përkatësisht me 75% dhe 50% bursë tek ne. E gjitha kjo synon afrimin e studentëve të përzgjedhur në universitet dhe mbështetjen e kësaj kategorie për të zhvilluar dijet e tyre.

Gjithashtu ne si institucion po ndjekim një qasje mjaft aktive sa i përket përgjegjësisë sociale. Mund tu them se Universiteti BEDER ka përcaktuar kuota të veçanta, për kategoritë në nevojë ku bëjnë pjesë personat me aftësi të kufizuara, studentët që vijnë nga familje të varfra dhe studentët prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në detyre si efektivë të policisë apo forcave të armatosura.

 

Z. Gjana, Ministria e Arsimit ne bashkëpunim me një agjenci te huaj kane përfunduar procesin e rankimit te universiteteve, cili është opinion juaj në lidhje me këtë? Sa do të ndikojë ky proces në orientimin e studentëve?

Nismën e rankimit unë personalisht e konsideroj si një nismë të guximshme, por gjithashtu shumë të rëndësishme, të ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Megjithëse nga ky rankim nuk doli një radhitje ashtu siç pritej nga më i mire tek më i dobti, e cila nuk do ishte  shumë e drejtë dhe objektive si dhe  krahas saj do te kishte pasoja jo shumë pozitive. Si  institucioneve ashtu edhe studenteve dhe prindërve, u dha mundësinë që të shikojnë një panoramë të gjendjes së universiteteve duke treguar anët e forta dhe ato të dobëta.

Unë mendoj se realizimi i një procesi rankimi e ka ngritur arsimin e lartë si atë publik ashtu edhe privat në një shkallë më të lartë, duke rritur ndjenjën e konkurrencës dhe reflektimin për të rritur cilësinë si në mësimdhënie ashtu edhe në kërkimin shkencor.

 

Cilat janë sfidat e arsimit të lartë në Shqipëri, a e konsideroni problem faktin që në treg ka një numër të konsiderueshëm institucionesh arsimore private?

Unë jam i mendimit së një nga sfidat më të mëdha të arsimit të lartë në Shqipëri, jo vetëm atij privat, është cilësia. Të gjitha përpjekjet duhet të fokusohen në këtë drejtim për të arritur një rezultat sa më të mirë. Nga ana tjetër rritja e cilësisë do t’i jepte edhe një dinamikë të re këtij sektori, duke e vënë në pozita më të favorshme edhe në raport me vende të rajonit apo dhe më gjerë. Megjithëse kemi një eksperiencë jo shumë të hershme në arsimin e lartë, me mundësitë e sotme është e mundur që të arrihet një progres i shpejtë. Sigurisht nuk mund të lë pa përmendur edhe një qasje të gabuar, që ka një pjesë e opinionit publik në krahasimin universitete private që operojnë në Shqipëri me ato të vendeve të tjera. Nuk duhet të harrojmë që këto vende Universitetet e para i kanë hapur shekuj më parë kur në Shqipëri universiteti më i vjetër akoma numëron pak më shumë se gjysmë shekulli. Pra në këtë pikë ndoshta duhet të jemi më realistë në analizat që bëjmë. Gjithsesi ashtu siç e përmenda më lart, fokusi në aspektin e rritjes së cilësisë dhe orientimi i burimeve në funksion të kësaj, së bashku edhe me mundësitë që ofron sot teknologjia mund të japë progres të shpejtë për arsimin e lartë shqiptar.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailAustri, vendoset gurthemeli per xhamine e pare ne Grac
Kanë filluar punimet për ndërtimin e Xhamisë dhe Qendrës Kulturore Islame në Grac të Austrisë. Ashtu siç dhe ishte lajmëruar më 12 Maj është hedhur gurthemeli i xhamisë së parë në...

Opinion

article thumbnailInkurajimi i dimensionit shpirteror ne shkencat humane
E nderuar Kryetare e Parlamentit Znj. Jozefina Topalli I nderuar Rektor i Universitetit Hëna e Plotë – BEDËR z. Ferdinand Gjana Të nderuar përfaqësues të trupit Diplomatik të akreditur...