Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Kryetari H. Selim Muca uron Fiter Bajramin

Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim

Të nderuar besimtarë myslimanë kudo që ndodheni ju përshëndes dhe ju uroj gëzuar për shumë vjet festën e Fitër Bajramit. Mbas një muaji agjërim për hir të Zotit unë lutem që kjo festë të sjellë në shtëpitë tuaja gëzim, harmoni dhe begati.

Ditët e bajramit janë ditët e gëzimit të përbashkët me familjen, me të afërmit, fqinjët, shokët dhe të gjithë njerëzit në botë. Të gjithë këta mund të mbeten të kënaqur po qe se përjetohet kuptimi i vërtetë i bajramit. Nisur nga kjo, bajrami duhet të jetë për hir të Krijuesit pretekst dashurie, dhembshurie, delikatese dhe ndihme për të gjithë krijesat. Sepse bajrami është gëzim i individit dhe i shoqërisë, është ndarja e këtij gëzimi mes njerëzve, është hyrje në klimën e ndjenjave, është mundësia që të gjithë myslimanët ta ndjejnë veten vëllezër.

I uroj edhe njëherë besimtarëve myslimanë dhe gjithë shqiptarëve, ta jetojnë gëzuar këtë festë. Paçin mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë agjërimin dhe adhurimet që kanë kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Le të sjellë kjo festë më shumë mirësi, afrimitet, paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.

Zoti e bekoftë kombin dhe atdheun tonë.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...