Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Resulall-llah…

nga Muhamed Sytari

E falënderoj Krijuesin tim, Atë që krijoi gjithësinë, që është i Vetëm, i Pashoq, që sundon gjithësinë me sekretet e saj dhe që mbikëqyr çdo gjë dhe fshehtësitë që kanë… Atij i përulem dhe s'e di në do të arrij t'ia shlyej ndonjëherë këtë mirësi të madhe, me adhurimet dhe falënderimet e sinqerta, që kam ndaj Madhërisë së Tij, që më bëri të besoj dhe të dëshmoj që Ti je rob dhe i Dërguar i Tij! Sa madhështore është të besosh dhe të dëshmosh para gjithë botës që je besimtar!..

A ka mëshirë më të madhe, sesa të të tregojë rrugën dhe të udhëzojë drejt saj?.. "Ne e udhëzuam atë (njeriun) në rrugë të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës." Kur'an, 76:3.

A ka mëshirë më të madhe sesa të të bëjë prej pasuesve dhe dëshmuesve të profetësisë së njeriut më të madh e më të dashur për Të, të atij që e dërgoi mëshirë për të gjitha krijesat (rahmeten lil-alemin)… "Jam dërguar mëshirë dhe s'jam dërguar dënim"[1]?..

A ka mëshirë më të madhe sesa të të krijojë në një kohë shumë të vonë nga dalja e të fundit Profet, por shumë afër zemrës dhe dashurisë së këtij njeriu-mëshirë, aq afër sa vetë Profeti të të konsiderojë vëlla dhe të përmallohet për ty, shekuj para ardhjes tënde në botë? "Dëshirova t'i shikoj vëllezërit e mi, ata që më besuan pa më parë".[2]

Resulall-llah…

Unë dëshmoj se ti je robi dhe i dërguari i fundit i Allahut! "Muhamedi… ishte i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë profetëve…" Kur'an, 33:40

Unë dëshmoj para botës, se ti erdhe për të larguar errësirat me dritën e udhëzimeve të Krijuesit tënd. Erdhe që të ndriçosh rrugën e të errësuarve..! "Elif-Lam-Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhrin e Zotit t'i nxjerrësh njerëzit prej errësirave në dritë; (t'i nxjerrësh prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit." Kur'an, 14:1

Resulall-llah…

Ti besoje, sikurse edhe vëllezërit e tu profetë, në atë që të zbritej nga Zoti yt… "I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij…" (Kur'an, 2:285), për të na mësuar se njerëzia janë një familje e madhe besimi dhe përkushtimi. Mjerë ai që mundohet, qoftë edhe "në emër të Zotit", ta prishë këtë lidhje madhështore e këtë besë profetike!.. Mjerë ai..!

Resulall-llah…

U dërgove për të plotësuar moralin e lartë. Moralin e njerëzve të mirë e besimtarë. Moralin e udhëzimit dhe të dashurisë së njeriut për të rregulluar botën. Moralin e njerëzve punëtorë e durimtarë. Moralin e dijes dhe punës konform dijes së dobishme. Moralin e lartë… "Jam dërguar të plotësoj moralin e lartë".[3]

U dërgove për të vazhduar e për të plotësuar punën e lënë nga vëllezërit e tu, Profetët e tjerë para teje. U dërgove që të vazhdoje rrugën e Hz. Ibrahimit, babait të Profetëve, që shekuj para shfaqjes tënde, lutej: "Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiri i tyre të dërguar që t'u lexojë atyre ajetet Tua, t'u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t'i pastrojë (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S'ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi" (Kur'ani: 2:129), dhe Zoti (xh.sh) të dërgoi... U dërgove të plotësoje mësimet e vëllait tënd Hz. Isait, i cili shtroi rrugën e ardhjes tënde me profetësinë e tij për ty, pikërisht kur beni israilëve (e mbarë botës pas tyre), u tha: "Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!"

Resulall-llah…

Shfaqja jote madhështore i mësoi botës pastërtinë dhe dlirësinë e shpirtit, pikërisht, kur me udhëzimet e tua, u mësove atyre se: "Çelësi i xhenetit është namazi dhe çelësi i namazit është pastërtia".[4] Ajo u mësoi atyre të duan njëri-tjetrin dhe të kujdesen për njëri-tjetrin siç kujdesen për veten, pikërisht, kur i udhëzove se: "Nuk më ka besuar mua, kush fle i ngopur, ndërkohë që komshiu i tij është i uritur dhe ai e di"[5] dhe se: "Ata që duhen vetëm për hatrin e Allahut, do të ulen në karrigia prej smeraldi, ditën e kiametit".[6] Ajo u mësoi atyre se mbarësia në jetë është e shoqëruar me frikën e Zotit…"Nuk ka dije më të madhe për njeriun sesa frika e Zotit, siç nuk ka injorancë më të madhe për të sesa mendjemadhësia".[7]

U mësove atyre që të mos dorëzohen para gabimit dhe se pendesa hap dyert e mundësive të reja, pikërisht kur u sqarove se: "Secili nga bijtë e Ademit gabon, por më i miri ndër ata që gabojnë është ai që pendohet".[8] U mësove ta duan Krijuesin e tyre dhe ta shtojnë përmendjen e tij, siç bëjnë të dashuruarit me njëri-tjetrin: "Shenjë e dashurisë së Allahut është dashuria e përmendjes së Tij dhe shenjë e urrejtjes së Allahut është urrejtja e përmendjes së Tij".[9]

Resulall-llah…

Fjalët për Zotërinë tënde dhe mirësinë hyjnore e të qenurit prej pasuesve të tu, sot në shekullin e XXI-të, s'kanë të sosur dhe s'mund të mbarojnë..! Ato zbukurojnë bisedat dhe qetësojnë zemrat, kthjelltësojnë mendimet e qartësojnë konceptet…

Resulall-llah…

Dëshmoj para botës, se ti je rob dhe i dërguar i Allahut… dhe kjo mjafton..!



[1] Transmetuar nga Bukhariu në "Et-Tarikh" nga Ebu Hurejra (r.a).

[2] Transmetuar nga Ahmedi nga Enesi (r.a).

[3] Transmetuar nga Bukhariu në "El-Edeb", Hakimi dhe Bejhekiu nga Ebu Hurejra (r.a).

[4] Transmetuar nga Ahmedi dhe Bejhekiu nga Xhabiri (r.a).

[5] Transmetuar nga Bezzari dhe Tabaraniu nga Enesi (r.a).

[6] Transmetuar nga Tabaraniu nga Ebu Ejjubi (r.a).

[7] Transmetuar nga Bejhakiu nga Mesruku (mursel).

[8] Transmetuar nga Ahmedi, Tirmidhiu, Ibni Maxhe dhe Hakimi nga Enesi (r.a).

[9] Transmetuar nga Bejhakiu nga Enesi (r.a).

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...