Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

I vetmi shembull i meshires ne historine e botes

Falja (ndjesa) është virtyti më i vështirë i njeriut, sepse ai duhet të luftojë e të zaptojë gjënë më të fuqishme të pasioneve në zemrën e tij: pasionin e hakmarrjes.

Ka të këqija që njeriu i ka vuajtur vetë dhe të këqija që i ka vuajtur një i dashuri i tij. Në cilindo rast, falja është shumë e vështirë. Ndërmjet fiseve barbare hakmarrja shihet si detyrë fetare dhe te disa të tjerë si detyrim familjar. Hakmarrja është e ëmbël pasi kryerja e saj sjell një lehtësim në shpirt dhe një ndjesi kënaqësie. Kujtojmë se kemi bërë një detyrë të cilën ia detyronim vetes sonë, ose atij që na e pati bërë të keqen. Që ta kuptojmë më mirë se sa e vështirë është falja, le të ftojmë një person të bëjë një analizë të kujdesshme në veten e tij. Në qoftë se e bën këtë, ka për të parë se natyra e tij kërkon hakmarrje dhe se ai ndjen gëzim në zbatimin e saj. Në qoftë se dikush flet keq për të, ai kërkon një hakmarrje të shpejtë; në qoftë se kjo është e pamundur, ai mban mëri kundra ofenduesit dhe gjithmonë është vigjilent për të gjetur rastin për ta kthyer atë; në qoftë se dikush e godet në publik, ai e ka shumë të vështirë ta mbajë veten dhe e ndien veten të pafuqishëm për t’ia thyer kokën atij, në shumë raste, e sidomos kur ka fuqi e bën këtë; në qoftë se dikush i prek nderin, dëshira e tij për hakmarrje bëhet aq e madhe saqë edhe vdekja e hasmit nuk e qetëson. Në qoftë se dikush i shan babain, nënën apo ndonjë njeri të afërm, ai ndjen të njëjtën dëshirë për hakmarrje.

Një gjë e keqe është në pasionin e hakmarrjes, se njeriu është gati të kapërcejë të gjithë kufijtë e drejtësisë. Ky pasion në të vërtetë nuk njeh ligj. Ai e bën një njeri të marrë. Në shumë raste ai del jashtë përpjesëtimit të fajit. Bile edhe një vështrim i egër mund të shkaktojë vdekjen e krejt familjes së vështruesit dhe sa më e madhe që të jetë fuqia e anës së dëmtuar, aq më e tmerrshme bëhet hakmarrja.

Rama qe një nga tre personalitetet e nderuara të Indisë, vetësakrifica e tij fisnike për sajdi të dëshirës së të atit është një nga fenomenet më të mëdha në historinë morale të botës. Porse dëshira e hakmarrjes tek ai qe shumë e fortë. Ai, për hakmarrje, zhduku prej ekzistencës të gjithë familjen Raman dhe nuk u kënaq me aq, por dogji dhe bëri hi Lankan, kryeqytetin e armikut të tij.

Nadiri, Shahu i Persisë, mori gjakun e Persianit këmishëkuq duke bërë një therje të përgjithshme mbi popullin e Delhit, ku thuhet se qindra mijëra njerëz u zhdukën.

Paridi, një princ trojan, rrëmbeu Helenën, gruan e bukur të një princi grek. Fundi tragjik i kësaj aventure qe lufta e gjatë e Trojës, e cila vazhdoi dhjetë vjet dhe mori fund me shkatërrimin total të një popullsie të tërë.

Roderiku, mbreti gotik i Spanjës turpëroi vajzën e kontit Tulian, edhe ky i shtyrë prej dëshirës për hakmarrje, harroi detyrimet ndaj racës e fesë, ftoi një popull të huaj, armiq të hapur të kristianizmit, për të ardhur dhe pushtuar atdheun e tij.

Tani vonë u zhvillua lufta e përgjithshme për të marrë gjakun e princit trashëgimtar të Austrisë, i cili qe vrarë prej një serbi.

Këto janë vetëm një pakicë nga ndodhitë e panumërta kryer për kënaqjen e pasionit të hakmarrjes, ku mbetën të shkatërruar të fajshëm e të pafajshëm.

Në qoftë se do të shikoni aktet e gjyqeve të shteteve të qytetëruara, keni për t’u tronditur kur të vëreni se çfarë pjese barbare ka luajtur hakmarrja në lidhjet tona shoqërore. Shkurt, ne kemi për të gjetur se ky pasion gjithkund ka luajtur pjesën me rëndësi, përveçse në rastin e Profetit tonë i cili qe i vetmi person në tërë vargun e historisë që nuk mori hak kur hasmit e tij mizorë qenë nënshtruar plotësisht në mëshirën e tij. Jo vetëm që nuk i dëmtoi, porse u dha falje pa kushte e me këtë i dha botës një shembull të lartë. Që të realizohet plotësisht dhe ashtu si duhet madhështia e kësaj faze të karakterit të Profetit më lejoni t’ju jap një skicë të shkurtër të të këqijave bërë mbi të prej njerëzve të tij, edhe në qoftë se keni me marrë parasysh kohën gjatë së cilës ndodhën ato poshtërsi (persekutime) keni për të më besuar se ajo madhështi ka një çmim shumë të madh.

Kur Profeti (a.s.) filloi predikimin e fesë, kurejshët këtë predikim e morën me tallje dhe mospërfillje. Ata e ngacmonin dhe e quanin të marrë. E quajtën magjistar, dredharak dhe sharlatan. Ata kujtuan se me këto mjete kishin për ta mposhtur; dhe kur panë se ishte i kthjellët në qëllim dhe ishte nisur për të prishur adhurimin e idhujve, që ishin aq të dashur në zemrat e tyre, dhe se donte të stabilizonte adhurimin e një Zoti, atëherë ata filluan një fushatë të caktuar të persekutimit aktiv, i cili mori forma të ndryshme të sugjestionuar prej mërisë fanatike. P.sh. ata vinin ferra në rrugën që ai do ecte, i gjuanin me gurë. Një herë njëri prej tyre i hodhi një brez në fyt e përdrodhi gjersa desh e mbyti. Një herë tjetër kur ai ishte duke u falur, Ebu Xhehli, kundërshtari i tij më i madh, i vari një palë zorrë deveje mbi qafë.

Nganjëherë, kur Profeti (a.s.) shkonte për të predikuar, Ebu Xhehli i lëshonte fëmijët e rrugës pas tij, të cilët e thërrisnin me nofka të ndryshme, e ngacmonin dhe i gjuanin me gurë. Me raste Ebu Xhehli i shkonte vetë pas duke u thënë njerëzve që ai u predikonte, që mos t’ia vinin veshin se ishte maniak. Këto vazhduan çdo ditë për vite me radhë derisa ai u largua nga Meka.

Një herë e izoluan me familjen e tij për një kohë të gjatë, duke e bërë të vuante nga mungesa e gjërave të duhura. Kurejshët kujdeseshin që atij të mos i dërgohej ushqim. Fëmijët e vegjël qanin prej mundimit të fisit. Ata njerëzit e ligj dëgjonin të qarat e fëmijëve dhe qesheshin. Të mos ishin disa persona zemërmirë, të cilët duke vënë veten në rrezik, iu çonin nga pak ushqim, Profeti bashkë me familjen e tij do të vdisnin urie.

Porse gjithë këto persekutime të hidhura nuk mundën t’ia shuanin shpirtin Lajmëtarit të Zotit. Predikimet e tij, të cilat qenë plot me zjarrmin hyjnor, nuk ishin hedhur poshtë prej të gjithëve; disa njerëz që i takonin klasës së ulët erdhën dhe hynë në qarkun Islam.

Kjo ia shtoi zjarrin mërisë së kurejshëve dhe këta u shkarkuan mbi personat të pafajshëm, duke i rrahur pa kurrfarë mëshire, duke i hequr zvarrë nëpër rrugët me gurë, duke u shkaktuar plagë mbi trupat e tyre, duke i lënë nën rrezet e nxehta të diellit të Arabisë, duke u vënë gurë të rëndë mbi trupat e tyre, etj.

Më në fund këto persekutime u bënë aq të padurueshme saqë Profeti (a.s.) lejoi disa prej pasuesve tët dërmuar të emigronin në shtetin mik, Abisini, ku pastaj qenë çuar edhe disa përfaqësues të kurejshëve, të cilët insistonin për të marrë në dorëzim të ikurit. Porse Negusi, si njeri që e kishte frikë Zotin, refuzoi dorëzimin e atyre muhaxhirëve të pafajshëm që kishin kërkuar mbrojtjen e tij.

Duke parë se persekutimet nuk mundën ta frenonin përparimin e fesë, kurejshët vendosën t’i jepnin fund lëvizjes, duke vrarë Profetin; dhe për ta kryer këtë, ata caktuan një natë ku tridhjetë prej tyre do të sulmonin shtëpinë e Profetit dhe do ta copëtonin me shpatat e tyre. Profeti shpëtoi nga kjo dhe kur ata mësuan ikjen e tij, mëria e tyre u bë e pakufishme. Ata vunë një çmim për kokën e tij. Suraka me disa shokë, të joshur prej çmimit të 100 deveve, u vunë në ndjekjen e tij. Por ai mbas shumë eksperiencave, në të cilat vërehej qartësisht dora hyjnore, mbërriti në Medine i sigurt. Kështu mëria e kurejshëve e detyroi t’i thotë lamtumirë shtëpisë së tij të dashur.

Por ngatërresat e Profetit nuk morën fund këtu. Mëria e kurejshëve mori një formë të re edhe emri i jahudive krijoi një vështirësi të re. S’kishte ndenjur shumë në këtë vendin e ri, kur kundërshtarët e tij nisën luftëra të vogla, të cilat vazhduan deri në fundin e jetës së tij.

Pak nga pak fuqia e kurejshëve qe thyer dhe më së fundi ai u rikthye triumfues në shtëpinë e tij, prej së cilës ata e kishin përndjekur. Tani po ata armiq, që dikur kishin si mision t’i shkatërronin jetën, ishin plotësisht në mëshirën e tij. Një e luajtur e kokës ose një fjalë e tij dhe do të zhdukeshin në moment. Çdo njeri kishte për t’i copëtuar dhe nuk kishte për t’u fajësuar.

Po ç’bëri Profeti? A dha urdhër që të vriteshin ata dhe ai të shuante etjen e hakmarrjes me gjakun e tyre? A i mbërtheu në kryq dhe në këtë mënyrë të kënaqte sytë me mundimet e tyre? A i dënoi, që të digjeshin në flakë ose të torturoheshin që t’u dilte shpirti dalëngadalë? Përgjigja e të tërë këtyre pyetjeve është një “JO” e fortë. Kur ata qëndronin para tij duke u menduar për fatin e tyre, në fytyrën e tij u dallua një buzëqeshje mirëdashjeje, i thirri vëllezër dhe u dha faljen me liri. Bile nuk pranoi prej tyre që të pranonin fenë islame dhe nuk i gjykoi aspak për mundimet e shumta që i kishin sjellë përgjatë 23 viteve. Falja e tyre ishte pa kushte.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...