Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Fjala e H. Selim Muces ne simpoziumin Kontributi i Harmonise Nderfetare ne Integrimin e Shqiperise

nga Haxhi Selim Muça - Kryetar i KMSH-së (mbajtur në Simpoziumin “Kontributi i Harmonisë Ndërfetare në Integrimin e Shqipërisë”, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Kishën Katolike në Shqipëri dhe Komunitetin Bektashian, simpozium i organizuar gjithashtu Nën Kujdesin e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bamir Topi.

 

Bismilahi-rrahmani-rrahim

Të nderuar pjesëmarrës!

Në mjaft shoqëri më të zhvilluara, në rrjedhën e disa shekujve, madje edhe në ditët tona, konfliktet ndërfetare kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten një sfidë e rëndë problematike në shumë rrafshe, sociale e politike, fetare e psikokulturore, etj. Realisht këto konflikte, nuk janë luftëra ose konflikte fetare. Por fatkeqësisht, ato përdorin justifikime fetare. Megjithatë, duhet theksuar se feja në vetvete nuk është shkak për konflikte, por mund të keqpërdoret si një faktor dhe si një simbol në konflikte.

Në këtë sfond ndërkombëtar, ku pasqyrohen dukshëm konfliktet ndërfetare, mirëkuptimi i shqiptarëve në këtë drejtim, ngjan si një gur i çmuar me rrezatim të veçantë për gjithë mozaikun. Me kontributin e veçantë për paqe dhe stabilitet në rajon, Shqipëria përfaqëson një nga rastet e rralla të një vendi me besime të ndryshme fetare, ku të gjithë faktorët politikë të shoqërisë, përfshirë edhe komunitetet fetare, janë përkrahës të fuqishëm të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Në të njëjtën mënyrë është e nevojshme të shndërrohet kultura e dialogut midis besimeve dhe komuniteteve të ndryshme fetare, në urë bashkimi e komunikimi, shkëmbimi dhe lidhje më të fortë, midis njerëzve e vendeve.

Feja Islame që në origjinën e vet është një fe e bazuar mbi respektin për njeriun dhe mendimin e lirë e mbështetur mbi harmoninë dhe vëllazërimin. Të frymëzuar nga këto mësime, myslimanët i shtrëngojnë dorën dhe brohorasin çdokënd që i shërben njerëzimit dhe njerëzores. Feja kërkon dashuri, dialog, mirëkuptim, kërkon t’i pranosh të gjithë me vlerat dhe mangësitë që kanë. “Hape zemrën dhe tendose me besim, për njeriun dashuri ushqe, zgjate dorën e dhembshurisë, të mos mbetet asnjë zemër e pikëlluar”, është motoja jonë. Janë brezat e ushqyer me parimet e harmonisë, dashurisë dhe dialogut që do të qëndisin qytetërimin e së nesërmes, ngjyrat e të cilit do të jenë në gradën dhe cilësinë e këtyre njerëzve.

Shqipëria është një vend multifetar, ku historikisht palët e një feje kanë respektuar dhe nderuar palët e fesë tjetër, kjo sepse  së pari etika dhe respekti burojnë nga feja dhe së dyti populli shqiptar ka ditur të ndërtojë marrëdhënie shumë të mira, sidomos në bashkëjetesën ndërfetare. Me gjithë provokimet e ndryshme, udhëheqësit e feve kanë ditur të reagojnë dhe të veprojnë me kujdes e të matur në çështje që i intereson jo vetëm fesë, por edhe kombit.

Ky kontribut i dhënë me shekuj në këtë drejtim, ka tërhequr vëmendjen e Evropës dhe botës, nga ku vijnë në vendin tonë të mahnitur nga harmonia ndërfetare që kanë dëgjuar në vendet e tyre për Shqipërinë.

Kur ne po përpiqemi të hymë në Bashkimin Evropian, kjo vlerë e vendit tonë na udhëheq dhe na prin si një model shembullor dhe unik dedikuar për ne shqiptarët. Duke filluar prej këtu dhe duke vazhduar më tej, kontributi që kanë dhënë dhe japin fetë tradicionale në vendin tonë, janë për t’u vlerësuar për rolin e tyre shumë të rëndësishëm në integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Shpresoj që kjo harmoni ndërfetare të bëhet një faktor kyç në kapërcimin e pengesave drejt rrugës dhe objektivit që kemi nisur.

Zoti na bekoftë të gjithëve.

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...