Nënkryetarë:
1. Bujar Spahiu
2. Gazmend Aga
1. Z. Bujar Spahiu ka lindur në Kukës më 1976. Pas mbarimit të shkollës 8-vjeçare në vendlindje ka kryer studimet e mesme në Medrese, kurse studimet e larta i ka mbaruar në Universitetin El Ez'her në Kajro, Egjipt për Teologji Islame, dega Tefsir.
Pas mbarimit të studimeve, gjatë viteve 2003-2005 ka qenë mësues në Medresenë "Hafiz Ali Korça" në Kavajë. Më pas gjatë viteve 2005-2007 ka qenë drejtor i Medresesë "Hafiz Ali Korça". Në vitin 2007 është emëruar drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe në vitin 2009 është emëruar gjithashtu edhe në detyrën e Nënkryetarit të KMSH-së.
Ai është njohës i gjuhëve të huaja Arabisht, Turqisht.

Nënkryetari z. Bujar Spahiu gjatë inaugurimit të një xhamie
2. Ma. Gazmend Aga ka lindur më 1982. Z. Aga pasi ka kryer Medresenë ka mbaruar studimet universitare për Teologji. Më pas ka ushtruar detyrën e Myftiut të Lezhës për dy vjet, si dhe ka qenë njëkohësisht anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, Kryetar i Komisionit të MAnadateve. Prej tre vjetësh me kërkesë të Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan në SHBA, është dërguar nga ana e KMSH-së si përfaqësues i këtij institucioni për të kryer detyrën e drejtuesit të Qendrës Islame shqiptaro-amerikane në CT, SHBA. Gjatë qëndrimit në SHBA ka vazhduar studimet pasuniversitare, master për Dialog Ndërfetar dhe Psikologji Islame.


