Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

BBC i kerkon falje myslimaneve

rjeti britanik televiziv, BBC, ka shprehur keqardhje dhe u ka kërkuar ndjesë Vëllazërisë Myslimane në Egjipt, për shkak të programeve dezinformues të njëpasnjëshëm që rrjeti ka shfaqur gjatë regjimit të Mubarak.
Në këtë kërkesë për falje, BBC shprehet:”Rrjeti ynë pati ngarkuar kompaninë FBC e cila merrej me produksionin e programeve, por që ka pasur interesa të përbashkëta me regjimet vendase për të cilat bënin fjalë programet tona. Kështu, programet në fjalë i kanë shkelur kriteret e neutralitetit të vendosura nga komisioni përkatës.”
Kompania FBC në Egjipt reklamonte regjimin e Mubarakut si liberal dhe të hapur, ndërkohë që në emisionin e saj të titulluar “Syri i tretë” paralajmëronte rrezikun e islamikëve. Marrëveshja e kësaj kompanie me BBC kishte ardhur njëkohësisht me një marrëveshje të saj për ti shërbyer regjimit të Mubarakut për forcimin e marrëdhënieve me publikun.
Rrjeti i BBC e publikoi kërkesën për ndjesë e cila është ndjekur nga mbi 74 milionë shikues në të gjithë botën, si dhe e ndërpreu menjëherë bashkëpunimin me kompaninë e lartpërmendur, për të mos përdorur programet më të lira në kurriz të cilësisë dhe saktësisë.
Vlen të themi se bordi drejtues i rrjetit, ditët e fundit u ka kërkuar redaktorëve të saj të shmangin termin “ekstremist” për klerikun Ebu Katade dhe të mjaftohen me termin “fundamentalist” pasi “ekstremist” është një gjykim vlerësues i cili bie ndesh me neutralitetin mediatik. /AO/
BBC-muslim
Rrjeti britanik televiziv, BBC, ka shprehur keqardhje dhe u ka kërkuar ndjesë Vëllazërisë Myslimane në Egjipt, për shkak të programeve dezinformues të njëpasnjëshëm që rrjeti ka shfaqur gjatë regjimit të Mubarak.Në këtë kërkesë për falje, BBC shprehet:”Rrjeti ynë pati ngarkuar kompaninë FBC e cila merrej me produksionin e programeve, por që ka pasur interesa të përbashkëta me regjimet vendase për të cilat bënin fjalë programet tona. Kështu, programet në fjalë i kanë shkelur kriteret e neutralitetit të vendosura nga komisioni përkatës.”Kompania FBC në Egjipt reklamonte regjimin e Mubarakut si liberal dhe të hapur, ndërkohë që në emisionin e saj të titulluar “Syri i tretë” paralajmëronte rrezikun e islamikëve. Marrëveshja e kësaj kompanie me BBC kishte ardhur njëkohësisht me një marrëveshje të saj për ti shërbyer regjimit të Mubarakut për forcimin e marrëdhënieve me publikun.Rrjeti i BBC e publikoi kërkesën për ndjesë e cila është ndjekur nga mbi 74 milionë shikues në të gjithë botën, si dhe e ndërpreu menjëherë bashkëpunimin me kompaninë e lartpërmendur, për të mos përdorur programet më të lira në kurriz të cilësisë dhe saktësisë.Vlen të themi se bordi drejtues i rrjetit, ditët e fundit u ka kërkuar redaktorëve të saj të shmangin termin “ekstremist” për klerikun Ebu Katade dhe të mjaftohen me termin “fundamentalist” pasi “ekstremist” është një gjykim vlerësues i cili bie ndesh me neutralitetin mediatik. /AO/
 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...