Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Bashkesia Islame e Malit te Zi, nenshkruan marreveshje me qeverine

malizi-bi

Pas aktiviteteve intensive në fushën e përcaktimit të marrëdhënieve reciproke në mes të Bashkësisë Islame në Mal të Zi dhe të qeverisë malazeze, më 30.01.2012, në Villa Gorica, reisi Rifat ef Fejziç dhe kryeministri Igor Lukshiç nënshkruan marrëveshjen e cila përcakton marrëdhëniet e interesit të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe të Bashkësisë Islame në Mal të Zi

Nënshkrimit i parapriu miratimi i tekstit të marrëveshjes, në seancën e Meshihatit të Bashkësisë Islame, të mbajtur më 26.01.2012. Të njëjtën ditë tekstin e përmendur e miratoi në seancën e saj edhe Qeveria e Malit të Zi.

Duke e vlerësuar këtë ditët si ditë historike, reisi Fejziç pas nënshkrimit të marrëveshjes tha se me këtë konfirmohet kontinuiteti i ekzistencës shumë shekullore të Bashkësisë Islame në Mal të Zi.

Ai tha se shkalla e fituar me anë të kësaj marrëveshjeje, në një periudhë relativisht të shkurtër është e kënaqshme dhe kjo edhe formalisht e njeh Islamin si fe. Reisi Fejziç në fund të fjalimit të tij, në emër të vet, në emër të bashkëpunëtorëve të tij, bashkësisë islame dhe të gjithë myslimanëve në Mal të Zi i shprehu mirënjohje kryeministrit Lukshiç për mirëkuptimin e nevojave të myslimanëve të këtij vendi dhe veçorive të tyre specifike.

Kryeministri Lukshiç pas nënshkrimit të marrëveshjes tha: “Me këtë marrëveshje Mali i Zi dëshmon se ka çka të ofroj në integrimet evropiane, si shtet që promovon tolerancën dhe vlerat e ndryshme si pasuri të cilat ia rrisin vlerën në shoqërinë moderne.”

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...