Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Britaniket te terhequr nga Islami

East-London-Mosque

Numri i personave që përqafojnë Islamin në Britaninë e Madhe, po shtohet çdo ditë e më shumë. Një fakt i tillë konfirmohet nga një studim i kryer nga Universiteti Swansea, përmes të cilit tregohet qartas se Islami po njeh një rritje të konsiderueshme, sidomos në dekadën e parë të këtij fillim mijëvjeçari.

Nga të dhënat e studimit rezulton se shifra 6000 e vitit 2001 ka shkuar në dhjetë mijë në vitin 2010. E veçantë sipas studimit, është se 60 % kësaj kategorie i përket gjinisë femërore.

Vetëm në vitin që lamë pas, Islamin e pranuan mbi 5200 persona, pavarësisht reaksionit dhe keqkuptimeve ekzistuese ndaj Islamit dhe myslimanëve në shoqëritë perëndimore.

Reporterët e kanalit televiziv “Al-Xhazira” kanë intervistuar disa nga myslimanët e rinj. Alex Mani, një 16-vjeçare nga Londra, vlerëson se Islami nuk ka qenë shumë larg saj. “Ndjehesha shumë e gëzuar kur vizitoja mikeshën time myslimane me origjinë nga Bangladeshi. Në shtëpinë e saj shikoja lumturinë e të gjithë pjesëtarëve të familjes. Gjithmonë pyesja veten mbi sekretin e këtij respekti që ata ushqenin ndaj njëri-tjetrit.”

Barbara Dinelli, një franceze 25 vjeçare, është një tjetër personazh që i është bashkuar familjes islame në ishullin Britanik. Në rrëfimin e saj, ajo nënvizon se nga shoqëria e saj me myslimanë, kishte krijuar një bagazh modest informacioni rreth fesë më të ndjekur në botë. Por marrëdhënia e saj me Islamin njohu zhvillime të tjera përgjatë aktiviteteve të ndryshme në universitet, siç ishte fushata universitare e solidaritetit me Palestinën. Ndryshimi më i madh erdhi pas përfundimit të studimeve në Spanjë, kohë e kaluar në njohjen e thellë të kulturës dhe civilizimit islam dhe ndikimin e tij në historinë e familjes njerëzore.

Në rrëfimin e saj emocional Dinelli thekson se ka përjetuar kënaqësi të madhe teksa shfletonte biografinë e profetit Muhamed a.s. Pas studimeve universitare, aktivistja franceze iu kushtua mësimit të arabishtes si gjuhë e origjinës së Librit të Shenjtë. Vetëm pak kohë para se të pranonte fenë islame, ajo ishte për një vizitë në tokën e profetëve, Palestinë, ku kishte vizituar Xhamisë Aksa, si dhe ishte njohur nga afër me jetën e myslimanëve atje.

Dinelli thotë: “Pas kthimit nga Lindja e Mesme u konvertova në myslimane. Asokohe e kuptova se s’kishte vend për t’u kthyer pas.”

Studentja franceze pohon se Islami i ka ndryshuar thelbin e jetës. “Në Islam kam gjetur ngushëllimin për idetë e mia dhe kuptimin e jetës”, mbyll fjalën e saj myslimania Dinelli.

Investigimi i një viti më parë i “Indipendent”

Në një artikull të botuar vjet në janar nga “The Indipendent”, evidentohet qartë se numri i britanikëve që zgjedhin të bëhen myslimanë gati është dyfishuar në dekadën e fundit. Sipas mediumit britanik, pavarësisht nga portretizimi shpesh negativ i Islamit, mijëra britanikë e kanë pranuar këtë fe çdo vit. Të dhënat kanë treguar se numri i myslimanëve të konvertuar në Britani të Madhe është midis 14.000 dhe 25.000. Por një studim i ri nga qendra Besimi që merret me çështjet ndër-fetare sugjeron se shifra reale mund të jetë 100.000 me gjithë 5.000 shndërrimet e reja çdo vit në mbarë vendin.

Shifrat janë të krahasueshme edhe me studimet në Gjermani dhe Francë, të cilat tregojnë se ka pasur rreth 4.000 shndërrime në një vit. Fiyaz Mughal, drejtor i qendrës “Besimi”, i pyetur se pse numri i njerëzve të konvertuar ishte aq i madh tha: “Unë mendoj se ka patjetër një lidhje midis numrit në rritje të konvertimeve dhe rëndësisë së Islamit në përditshmërinë publike. Njerëzit janë të interesuar në gjetjen e asaj çka Islami ofron dhe është mbi të gjitha dhe kur ata e gjejnë këtë shkojnë në drejtime të ndryshme. Shumica ngrenë shpatullat dhe kthehen në jetën e tyre, por pjesa tjetër në mënyre të pashmangshme do të përfundojë duke e simpatizuar atë çfarë zbulon dhe do të përqafojë Islamin”.

/Drita Islame/

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...