Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Muzeu i Luvrit, galeri te reja per artin islam

luvri

Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris njoftoi për mediat hapjen e galerive të reja për pjesën e Artit Islam.

Sipas zyrtarëve të Luvrit, galeritë e reja përbëjnë risinë më të rëndësishme arkitektonike që nga ndërtimi i Piramidës prej qelqi 20 vjet më parë.

Projekti në fjalë nisi në vitin 1995, kur drejtuesit e muzeut vendosën të ndërtojnë një krah të tërë për të ekspozuar koleksionin e gjerë të objekteve historike, kulturore dhe artistike islame,  që ata posedonin në oborrin Viskonti.

Deri tani, objektet e artit islam nuk kanë pasur ndonjë seksion të veçantë kushtuar vetëm atyre në muzeun e dytë më të vizituar të globit.

Koleksioni islam i Luvrit, edhe pse jo më i madhi, përbën ajkën e trashëgimisë së islame që lidhet me periudha të ndryshme. Galeritë e reja janë ndërtuar në një sipërfaqe prej 2800 metra katrorë.

Koleksioni i Luvrit është një nga më të pasurit në botë, me vepra arti që përfaqësojnë 11.000 vjet të qytetërimit dhe kulturës njerëzore. /Drita Islame/

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...