
Presidenti tunizian dhe ish opozitari i majtë Almazruki, bëri thirrje që mos hidhen shkopinj nën rrotat e qeverive të formuara nga myslimanët.
Ai kërkoi që skenari i Algjerisë të mos përsëritet me vendet e Pranverës Arabe, aq më tepër që popujt arabë e konsiderojnë islamin si zgjidhjen e vetme.
Almazruki theksoi se shkaku që përfaqësuesit islamë fituan zgjedhjet në Egjipt, Tunizi dhe Marok, është bindja se islami mund të ofrojë zgjidhje për problemet e kohës. Pikërisht kjo bindje i solli ato në pushtet.
Almazruki, ish opozitari i majtë dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, i cili ka jetuar për një periudhë të gjatë në emigracion në Francë, shtoi se programet e partive islame që fituan zgjedhjet në Tunizi, Egjipt dhe Marok, nuk e kanë mohuar të drejtën e popujve për liri, sidomos atë të lirisë së gruas dhe rolin e saj në shoqëri.

