Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Indonezi, xhamite se shpejti me rrjet virtual

Xhamia-indonezi

Në Indonezi planifikohet hapja e rrjetit virtual i njohur si “i-mosque”, qëllimi i të cilit do të jetë forcimi i rolit të xhamisë në jetën dhe veprimtarinë e besimtarëve, si dhe prezantimi i Islamit në një formë sa më të organizuar nga institucionet e kultit.

Burime të medias të vendit të largët aziatik bënë të njohur se nisma i përket shoqatës së intelektualëve myslimanë.

Ilham Ekber Habibi, drejtor i Shoqatës së intelektualëve myslimanë të Indonezisë, në një intervistë për mjetet e informacionit, theksoi se qëllimi i këtij programi është përhapja dhe promovimi i qytetërimit dhe i kulturës islame.

“Xhamitë nuk janë vetëm vend për adhurim. Në to mundet dhe duhet të zhvillohen edhe aktivitete tjera. Përmes këtij rrjeti virtual do të mundohemi t’i paraqesim veprimtaritë që dikur janë zhvilluar brenda në xhami, kur xhamitë ishin vende të edukimit, trajtimit dhe bashkëpunimit”, tha Habibi.

Ai, mes të tjerash, theksoi se projekti është në hapat e parë dhe pjesë e tij do të bëhen të gjitha xhamitë në tërë hartën e Indonezisë, që numëron afërsisht 1.400.000 të tilla.

Indonezia është vendi i 16-të në botë për nga sipërfaqja. Me një popullsi prej rreth 240 milionë banorë, ai është vendi i katërt më i populluar i planetit dhe ka popullsinë më të madhe islame në botë. /Drita Islame/

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...