Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Ndahet nga jeta dijetari dhe publicisti i shquar mysliman, Ahmed Behxhet

Ahmed-Behxhed-264x182

Shkrimtarit i madh egjiptian, gazetari dhe publicisti i njohur, Ahmed Behxhet ndërroi jetë para disa ditësh, përkatësisht më 11.12.2011, njoftojnë mediat botërore dhe rajonale.

Ahmed Behxhet lindi me 15 dhjetor të vitit 1932. Kishte mbaruar Fakultetin juridik në Universitetin e Kajros, kurse pas mbarimit të studimeve, pati filluar të punojë si gazetar, në fillim tek gazeta “Ahbaru-l-jeum”, e më pas te revista “Sabahu-l-hajr”, kurse më vonë në të përditshmen “El-Ahram”, në të cilën vazhdoi të punojë deri në vdekje.

Autoritetin më të madh e fitoi përmes artikujve dhe kolumnave që shkruante në faqen e dytë të revistës “El-Ahram”, të cilat i shkruante nën titullin “Sunduku-d-dunja” (Bota e Saharës), ku shkroi, thuajse për çdo ditë. Ndërkohë udhëhoqi edhe emisionin e rregullt në radion shtetërore me titull “Kelimetejn ve bes” (Vetëm dy fjalë). Gjithashtu, shkroi dhe bëri skenarin e filmit “Ejjamu Sadat” (Kohët Sadatit).

Behxhet është autor i një sërë veprash të inspiruara nga trashëgimia historike dhe kulturore islame, midis të cilave, si më të njohura,  mund të përmendim: “Enbijaullah” (vepër e cila, për sa na është e njohur neve, ka arritur të ribotohet në më se tridhjetë herë, e cila, gjithashtu, para një viti është përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën shqipe me titull “Pejgamberët e Allahut); pastaj vepra “Allah fi-l-akideti-l-islamijja” (Allahu në mësimin dhe besimin islam), “Et-Tarik ila-llah” (Rruga drejt Allahut),  “Biharu-l-hubbi inde-s-sufijje” (Deti i dashurisë mistike), “Kamisu Jusuf”,  “Muzekkiratu saim”, si dhe “Kisasu-l-hajvan fil Kur’an” (Tregime mbi kafshët e përmendura në Kur’an), të cilën vepër, televizioni shtetëror e pati ekranizuar dhe këtë vit (2011), e ka emituar si serial për fëmijë.

Krahas këtyre, Ahmed Behxhet, ka shkruar dhe publikuar edhe një sërë veprash të tjera. Veprat e tij janë përkthyer edhe në gjuhë të tjera të popujve myslimanë, e disa prej tyre edhe në gjuhën boshnjake dhe shqipe.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...