Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Konference rreth Islamit ne Evrope

konference-evrope

Në praninë e specialistëve akademikë të universitetit holandez Leiden, filloi punimet konferenca shkencore me titull: “Islami në Evropë mes dy luftërave botërore”, e cila synon të hedhë dritë mbi një epokë e cila ka qenë e errët ose e injoruar deri më tani.

Pjesëmarrësit në këtë konferencë shkencore janë specialistë e akademikë nga vende të ndryshme të botës. Ajo organizohet nga qendra e studimeve rreth Islamit pranë universitetit Leiden, e cila funksionon që nga viti 2009, si dhe nga qendra për studime bashkëkohore të Lindjes së Mesme pranë universitetit jugor të Danimarkës, e cila funksionon që nga viti 1983.

Konferenca, e cila do të vazhdojë gjer me 14 të këtij muaji, do të trajtojë pesë boshte kryesore, të cilat do të fokusohen tek shkaqet që sollën lindjen ne komunitetit mysliman në Evropë mes dy luftërave, si dhe mënyrën e ndërtimit të rrjetës së komunikimit me shoqëritë evropiane.

Qëllimi i konferencës

Lidhur me shkakun e organizimit të kësaj konference, e cila trajton një periudhë historike të prezencës së islamit në Evropë, dr. Umer Rijad, një nga organizatorët e konferencës, deklaroi për Alxhazira se: “Historia e prezencës së myslimanëve në Evropë, zakonisht na serviret se fillon me mbërritjen e valëve të para të krahut të punës pas luftës së dytë botërore. Nëpërmjet kësaj konference, synojmë të hedhim dritë mbi një periudhë të panjohur, për të mos thënë të injoruar. Ne synojmë që kësaj çështjeje ti qasemi nga një mënyrë shkencore. Duke iu qasur nga ana akademike kësaj teme, ne i humbasim shansin atyre që duan ta keqpërdorin për përfitime politike.”

Zanafilla

Ditën e parë të konferencës, profesori i historisë pranë universitetit britanik Cambridge, David Mant, gjatë fjalës së tij tha: “Lufta e parë botërore konsiderohet si pikënisja dhe zanafilla e emigrimit të parë të myslimanëve drejt Evropës, e  cila është pasuar nga valë të tjerë emigrimi.”

Ai tha se valën e parë të emigrimit të myslimanëve drejt Evropës, pas Luftës së Parë Botërore, e motivoi dhe konflikti në Evropë dhe nevoja për luftëtarë.

Nga ana e tij, Dr. Mehdi Saxhid i universitetit të Bonit, o fokusua në rolin e mendimtarëve myslimanë dhe ndikimin e tyre në idetë perëndimore. Ai cekur rastin e dy figurave islame, si Reshid Rida dhe Shekib Arselan.

Gjatë punimeve të konferencës, në një sallë të rezervuar për studentët dhe mediat, janë ekspozuar foto personalitetesh myslimane të periudhës në fjalë, si dhe dokumente të ndryshme. Ndër këto personalitete, pikaset fotoja e Zekij Hishmet Bek Kiram, komandant i forcave tokësore të ushtrisë osmane në Arish, gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai jetoi dhe vdiq në Berlin.

Gjithashtu, për të interesuarit shfaqet dhe një dokumentar me titull: “Çallma dhe kryqi i thyer”, i cili flet mbi një pjesë të jetës të myftiut të Kudsit, Muhamed Emin Husejn. /AO/ 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...