Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

20 mije amerikane përqafojne Islamin cdo vit

artiislamNjuJork

Në një raport mediatik të bërë publik pak kohë më parë, jepen të dhëna befasuese lidhur me ngjarjet që pasuan 11 shtatorin 2001, që tregojnë se një numër i madh amerikanësh përqafojnë Islamin çdo vit.

Sipas raportit të publikuar nga gazeta ‘Mearif’, lidhur me përvjetorin e dhjetë të 11 shtatorit, në këto dhjetë vite është shënuar një rritje të konsiderueshme e amerikanëve që përqafojnë Islamin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Forumi për marrëdhëniet islamo–amerikane, gjatë vitit të parë pas 11 shtatorit 2001, numri i amerikanëve që përqafuan Islamin arriti në 34 mijë. Sakaq, gjatë këtyre dhjetë viteve, mesatarisht çdo vit 20 mijë amerikanë përqafojnë fenë islame, ku 80 % e tyre janë femra dhe pjesa tjetër meshkuj.

Kanali televiziv Franc Plus, para disa kohësh bëri të njohur se bazuar në disa studime dhe hulumtime të kryera së fundi: “Islami do të zërë vendin e parë të listës gjatë fushatave zgjedhore amerikane, kjo edhe pse sipas të gjithë informacioneve, Amerika nuk është e rrezikuar aktualisht nga sulme të mundshme nga Al Kaeda. Aq më tepër që myslimanët nuk janë komunitet me peshë demografike, pasi përqindja e tyre nuk e kalon 1 % e popullatës.

Kandidatët republikanë pajtohen me lëvizjen ekstremiste të krishterë “Tea” e cila ka deklaruar se rreziku me të cilin përballet Amerika nuk qëndron vetëm në praninë islame mbi tokat e saj, por tek nënshtrimi i Amerikës ndaj një lidershipi me origjinë islame, Barak Obama, i cili e ka kaluar fëmijërinë dhe rininë në Indonezi, vendi më i madh i botës islame./Drita Islame/

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...