Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Universitetet amerikane, sherbim ekstra per studentet myslimane

Abdeshane-boston

Universitetet Amerikane kohët e fundit kanë filluar të krijojnë hapësira për faljen e studentëve myslimanë si dhe krijimin e abdes-haneve. Universiteti i Bostonit përveç hapësirës për faljen e namazit, ka përgatitur edhe abdes-hanen për studentët myslimanë.

Në universitetin e Bostonit studiojnë një numër i madh i studentësh praktikantë  myslimanë, për këtë arsye  autoritetet e universitetit kanë vendosur t’ua lehtësojnë adhurimin duke i krijuar hapësirat e nevojshme.

“Pamë se shfrytëzimi i banjave tona për pastrim  përbënte  një problem dhe  vendosëm të përgatisnim një hapësirë të veçantë për marrjen e abdesit. Studentët kanë falënderuar shumë. Dua të theksoj se studentët myslimanë nuk kërkuan nga ne të bëjmë një gjë të tillë, ne vendosëm vetë kur pamë se sa i rëndësishëm është namazi në jetën e tyre”, thotë Margot Veldivia, drejtor i Qendrës për gjuhën angleze në universitetin e Bostonit.

Edhe  në universitetin e Michigenitm, Dearbornit dhe George Washington janë ngritur hapësira për faljen e namazit si dhe për marrjen e abdesit. /Drita Islame/

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...