Në takimin e dytë të Forumit katoliko-mysliman, i cili u mbajt këtë javë në Aman është miratuar një deklaratë e përbashkët në të cilën, mes tjerash, thuhet se besimtarët duhet t’i shprehin mirënjohjet e tyre Zotit për të gjitha këto dhurata përmes respektit reciprok.
“Katolikët dhe myslimanët do të vazhdojnë dialogun si e vetmja mënyrë për zgjerimin e mëtejshëm të respektit reciprok dhe zhvillimit të përbashkët, sidomos në drejtim të promovimit të paqes, drejtësisë dhe solidaritetit”, thuhet në fund të deklaratës së përbashkët të krerëve të dy besimeve.
Takimi i dytë myslimano-katolik është zhvilluar pas takimit në Vatikan tre vjet më parë (nëntor 2008), ku është themeluar Forumit katoliko-mysliman, i inspiruar me letrën e hapur 2007. “Fjala e përbashkët ndërmjet nesh dhe jush – dashuri për Zotin dhe dashuria ndaj të afërmit.”
Vlerësimi i përgjithshëm i dialogut të dytë katoliko-mysliman në Aman është se ekziston më shumë arsye për dialog dhe mirëkuptim mes krishterëve dhe myslimanëve se sa për injorancën e ndërsjellë dhe keqkuptimin.
Dëshmia për rëndësinë e takimit katoliko-mysliman në Jordani ishte interesimi personal i mbretit të Jordanisë Abdullahut të II-të, i cili pranoi 48 teologë dhe mendimtarë myslimanë dhe katolikë në pallatin “Basman” dhe gjatë bisedës u ka shprehur nderime për përpjekjet që investojnë në zgjerimin e dialogut ndërfetar, i cili “nuk ka alternativë për lumturinë dhe shpëtimin e njerëzimit”.

Në takimin e dytë të Forumit katoliko-mysliman, i cili u mbajt këtë javë në Aman është miratuar një deklaratë e përbashkët në të cilën, mes tjerash, thuhet se besimtarët duhet t’i shprehin mirënjohjet e tyre Zotit për të gjitha këto dhurata përmes respektit reciprok.“Katolikët dhe myslimanët do të vazhdojnë dialogun si e vetmja mënyrë për zgjerimin e mëtejshëm të respektit reciprok dhe zhvillimit të përbashkët, sidomos në drejtim të promovimit të paqes, drejtësisë dhe solidaritetit”, thuhet në fund të deklaratës së përbashkët të krerëve të dy besimeve.Takimi i dytë myslimano-katolik është zhvilluar pas takimit në Vatikan tre vjet më parë (nëntor 2008), ku është themeluar Forumit katoliko-mysliman, i inspiruar me letrën e hapur 2007. “Fjala e përbashkët ndërmjet nesh dhe jush – dashuri për Zotin dhe dashuria ndaj të afërmit.”Vlerësimi i përgjithshëm i dialogut të dytë katoliko-mysliman në Aman është se ekziston më shumë arsye për dialog dhe mirëkuptim mes krishterëve dhe myslimanëve se sa për injorancën e ndërsjellë dhe keqkuptimin.Dëshmia për rëndësinë e takimit katoliko-mysliman në Jordani ishte interesimi personal i mbretit të Jordanisë Abdullahut të II-të, i cili pranoi 48 teologë dhe mendimtarë myslimanë dhe katolikë në pallatin “Basman” dhe gjatë bisedës u ka shprehur nderime për përpjekjet që investojnë në zgjerimin e dialogut ndërfetar, i cili “nuk ka alternativë për lumturinë dhe shpëtimin e njerëzimit”.

