Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Bashkejetesa dhe dialogu mbledh akademiket ne Nigeri

 

Bashkëjetesa dhe dialogu ka mbledhur akademikë dhe studiues të shumtë në Nigeri, në një konferencë ndërkombëtare të organizuar nga revista prestigjioze ndërkombëtare Fountain në bashkëpunim me një qendër dialogu në Abuja, kryeqytet i Nigerisë. Konferenca është zhvilluar nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit të Nigerisë dhe me mbështetjen e gjashtë universiteteve nigeriane. Ministrja e Arsimit Prof. Ruqayyatu Ahmed Rufai ka hapur edhe konferencën, duke vënë theksin mbi rëndësinë e organizimit të këtij aktiviteti në vendin e saj.

Pjesë e kësaj konferencë kanë qenë edhe përfaqësues nga Shqipëria, të cilët ishin drejtori i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në KMSH z. Genti Kruja, si dhe shefi i departamentit të Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës Prof. As. Dr. Gjergj Sinani.

Pjesëmarrës të shumtë nga Evropa, Afrika dhe Azia, për dy ditë radhazi kanë folur për rëndësinë e dialogut dhe bashkëjetesës në një rajon të konflikteve dhe përplasjeve. Krahas botës akademike, kanë marrë pjesë gjithashtu edhe përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal, ambasadorë të vendeve të ndryshme, si dhe klerikë myslimanë dhe kristianë, të cilët të gjithë së bashku kanë dhënë mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...