Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

British Museum, se shpejti ekspozite per Haxhin

Muzeu Britanik do të çelë një ekspozitë të madhe kushtuar haxhit, peligrinazhit islam në Mekë. “Haxhi, udhëtim në zemër të Islamit” do të bashkojë objekte historike dhe bashkëkohore, përfshi dorëshkrime, tekstile, objekte arkeologjike dhe fotografi. Kjo ekspozitë pritet të hapet në janar 2012 dhe do të ketë edhe punime të artistëve bashkëkohorë sauditë, ndër të cilët Ahmed Mater, i cili ka krijuar një instalacion me magnete dhe hekur për të simbolizuar qindra mijë haxhinj që shkojnë në Qabe dhe bëjnë tavafin. Zërat në dhomën e leximit do të japin idenë e të qenët në Mekë, sepse do të përçojnë lutjen që recitohet nga haxhinjtë kur bëjnë ritualet e tyre, ose “Lebejk”.

Drejtori i muzeut, Neil Macgregor, thotë: “Është e veçantë sepse është i vetmi aspekt i Islamit ku jomyslimanët nuk mund të marrin pjesë. Nuk është më thjesht një fenomen fetar, por edhe kulturor. Muzeu synon të prezantojë një lidhje mes besimit dhe shoqërisë”.

Kjo ekspozitë do të tregojë edhe anën logjistike të haxhit, që sipas Mecgregor është “ndër arritjet më të mëdha administrative në botë”. Ndonëse ritualet e haxhit nuk kanë ndryshuar në 1400 vite, vetë Meka është kthyer në një qytet modern. /Argumenti/

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...