Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Gjermani, dita e xhamise se hapur terheq 100 mije vizitore

Mbi njëqind mijë vizitorë gjermanë kanë vizituar ambientet e shtatëqind xhamive dhe qendrave islame në mbarë vendin, ditën e xhamisë së hapur. Kjo është një festë e cila organizohet çdo vit në Gjermani paralelisht me festën e bashkimit të dy Gjermanive me 3 tetor. E gjithë festa u shoqërua nën moton “Muhamedi, profeti i dhembshurisë”.

Për herë të parë, dita e xhamisë së hapur filloi të festohej në Gjermani në vitin 1997, si nismë e këshillit të lartë të myslimanëve. Me kalimin e viteve, ajo u shndërrua në një festë tradicionale, ku komuniteti mysliman, i cili vlerësohet të jetë 4 milionë, shpreh dëshirën për t’u hapur ndaj shoqërisë, për dialog dhe konfirmon faktin se i përket shoqërisë gjermane.

Zëdhënësi i këshillit koordinues mes organizatave islame, Ejmen Mezajk, thotë se përzgjedhja e motos “Muhamedi profeti i dhembshurisë” me këtë rast, synon t’i prezantojë vizitorët me jetën e profetit Muhamed (a.s.), misionin e tij si dhe rolin që ai luajti si njeri i dhembshurisë dhe paqes.

Biseda dhe informacion

Të gjithë vizitorët priteshin me dhurata simbolike, ushqime dhe pije. Ata bënin një vizitë në ambientet e xhamisë, ku u shpjegohej roli i xhamisë, rëndësia e namazit në jetën e myslimanëve etj…

Në këtë festë morën pjesë edhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh gjermanë, ku nuk munguan bisedat, panairet e librave, fotot, kaligrafitë arabe, artet osmane dhe aktivitete për fëmijët.

Komisionieri i integrimit në qeverinë lokale të Berlinit, Gunter Benning, gjatë çeljes së festës u shpreh: “Kjo traditë vjetore ofron një potencial të madh për dialogun kulturor dhe fetar, si dhe prezantimin në mënyrë të drejtpërdrejtë me Islamin dhe myslimanët”.

Ai theksoi se rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Berlin, treguan se çdo parti e cila e bazon fushatën zgjedhore tek armiqësia ndaj Islamit dhe tek fanatizmi, nuk ka vend në kryeqytetin tonë, i cili është shembull i multikulturalizmit.

Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i qendrës gjermane të kulturave, nënvizoi se Islami tashmë është bërë pjesë e pandashme e Gjermanisë dhe se njohja e historisë islame, përbën një bazë të rëndësishme për forcimin e vlerës së bashkëjetesës paqësore dhe respektit reciprok mes myslimanëve dhe jomyslimanëve.

Shumica e pyetjeve të vizitorëve gjermanë u fokusua në konceptin e hyjnisë në Islam, jetën e profetit Muhamed (a.s.) dhe impaktin që ai ka në jetën e myslimanëve. Ata pyetën edhe mbi statusin e gruas në islam, hixhabin, namazin, xhamitë, përse nuk lejohen pikturat dhe statujat e profetit Muhamed ose të Zotit.

Mbresa dhe përshtypje

Një numër i madh vizituesish thanë për Al-xhazira se kanë marrë pjesë edhe herë të tjera në këtë festë, të nxitur nga vlerësimi dhe tërheqja për arkitekturën islame dhe dëshira për t’u prezantuar me xhamitë, kubetë dhe minaret e larta. Të tjerë u shprehën se kanë ardhur në xhami thjesht nga kureshtja që kishin për të mësuar diçka më shumë rreth Islamit.

Doktoresha e re në moshë, Ana, na tregoi se takimi me disa aktiviste myslimane e kishte ndihmuar të korrigjojë një imazh të gabuar rreth gruas myslimane. Kurse Liza, një gjimnaziste theksoi se bujaria e mikpritëseve turke, e kishte shtyrë të mësojë më shumë mbi Islamin në ditën e xhamisë së hapur./AO/

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...