Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Bruksel, seminar mbi kontributin e komuniteteve fetare ne shoqerine civile

Në Bruksel u mbajt seminari me titull “Kontributi i komuniteteve fetare në shoqërinë civile”, organizuar nga Komisioni Evropian, pjesë e programit “People to People”. Qëllimi i këtij seminari ishte që të kontribuojë në njohjen më mirë të politikave dhe projekteve sociale të BE-së.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare të Ballkanit Perëndimor, personalitete të fushës akademike, ekspertë të shoqërisë civile etj. Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime dhe sollën përvoja interesante nga kulturat dhe traditat e vendeve nga ata vijnë. Në fjalët e tyre u vlerësua kontributi i institucioneve fetare në projekte me dobi sociale dhe në orientimin e duhur të anëtarëve të shoqërisë ku ata veprojnë.

Komuniteti Mysliman u përfaqësua nga nënkryetari Gazmend Aga. Në lidhje me pjesëmarrjen e tij në këtë organizim z. Aga u shpreh: “Në kohën kur familja e madhe njerëzore po përballet me sfida të shumta, veprimtari të tilla shërbejnë për të qartësuar se institucionet fetare prodhojnë energji shumë të madhe në shërbim të shoqërisë dhe angazhimin e anëtarëve të saj në përpjekje serioze në emër të dobisë së përgjithshme”.

Gjatë fjalës së tij në këtë forum, z. Aga ka sjellë në vëmendje shembullin e mrekullueshëm të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, të cilën e ka cilësuar si vlerën më të madhe të popullit shqiptar.

Nënkryetari Aga pati takime me personalitete fetare dhe civile të pranishëm në Bruksel. Ai zhvilloi një takim edhe me përfaqësuesin e Komisionit Evropian në Shqipëri, z. Konstantinos Niafas. Gjatë bisedës, nënkryetari Aga theksoi se bashkekzistenca në paqe e shoqërisë shqiptare, e cila ruhet dhe kultivohet pikërisht nga njerëzit e fesë, përbën jo vetëm një rast unik, por shërben si vlerë integruese e shqiptarëve në familjen e madhe evropiane.

Seminari i zhvilloi punimet e tij nga dt. 19 deri me 23 shtator 2011.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...